• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrau me makinë kalimtarin, flet deputeti Aqif Rakipi

14 August, 2017
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aqif Rakipi, deputeti i PDIU-së që ishte autori i një aksidenti fatal ku humbi jetën një person thotë se nuk shqetësohet nga akuzat politike. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi – thotë Rakipi për portalin TiranaPost.

Deklarata e Rakipit

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur.

Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.

Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.

E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë.

Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”.

***

“E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi.

E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej  keqardhje dhe dhimbje  për jetën e viktimës.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe  dua të  bëj me dije se makina ime është dëmtuar pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa   po bëja përpjekje për të  manovruar kur dallova hijen e personit.

Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë,” tha Rakipi për News24 dhe BalkanWeb.

“Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që  u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera .

Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente.Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike,” u shpreh Rakipi

Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj.

 “Garantoj gjithkënd  në këtë proces  kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës .

Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës,  pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë .

E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha , ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes.

Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt.

 I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident.

 Shpreh keqardhje  për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë.

 Gjithkush êshtë i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë”- tha Rakipi.

Lidhur me akuzat e PD deputeti Aqif Rakipi theksin  se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.

“Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi,” përfundoi Rakipi.

Paraardhëse

Kryetarë pa parti dhe parti pa kryetarë!

Pasardhëse

Maturantja nga Tirana sjell filmin e saj të tretë: Paratë për bamirësi!

Pasardhëse

Maturantja nga Tirana sjell filmin e saj të tretë: Paratë për bamirësi!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.