• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja në Durrës, gjendet arma me të cilën 19 vjeçarja ekzekutoi të atin

23 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

shtë gjetur arma me të cilën dyshohet se është ekzekutuar Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj arma është gjetur në një kanal pranë fshatit ku banonte i ndjeri.

Kujtojmë se ngjarja tronditëse u raportua mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, dyshohet se autorja e vrasjes së 50 vjeçarit është vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta. Ka qenë kjo e fundit ajo që pas zbulimit të trupit të pajetë, ka pohuar se e kishte vrarë të atin, pa ndihmën e askujt tjetër. Hygerta pretendon se ishte vetëm në shtëpi kur e vrau të atin me pistoletë, në trupin e të cilit paraprakisht raportohet të jenë gjetur 4 plagë. Vrasja sipas 19-vjeçares ndodhi në katin e 2 të shtëpisë. Më pas ajo e mori trupin e pajetë të të atit, e mbështolli me qese dhe e tërhoqi deri në oborr. Motivi sipas saj lidhet me faktin se ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Më herët, e reja ka dhënë para hetuesve disa versione sa i takon armës së zjarrit. Një herë ka thënë se e ka hedhur në det, e një herë tjetër se e ka groposur. Gjetja e armës në këtë kanal shton dyshimet se Hygerta nuk veproi e vetme, duke qenë se vendi nuk përputhet me asnjë nga deklarimet e mëhershme. (Lexo më shumë)

E gjithë ngjarja në fjalë nisi 10 ditë më parë. Ishte djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.

Policia thotë se vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Për këtë arsye në polici janë shoqëruar bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tjerë të çiftit, nën dyshimin se mund të jenë të përfshirë, apo të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Paraardhëse

Si përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian?

Pasardhëse

Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Pasardhëse

Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.