• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja në azil/ Zbardhet dëshmia e autorit 78-vjeçar: E godita, kur Virxhili fliste

9 August, 2024
në Kryesore
0
286
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zyhdi Shehi, autori i vrasjes së shokut të tij Virxhil Vesho 82 vjeç, në ambientet e një azili privat, ka dhënë ditën e sotme dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë së Tiranës.

Në praninë e një psikologu, Shehi ka deklaruar se ka filluar ta godasë viktimën në momentin që ai nuk po i kthente përgjigje për një pyetje që i kishte drejtuar autori.

“Pasi pimë ilaçet u shtrimë për të fjetur gjumë dhe në mesnatë u ngrita për të shkuar në banjo. Pasi u futa në dhomë, dëgjova zëra dhe të bërtitura dhe pashë se Virxhili ishte shtrirë. E pyeta kush po bërtet dhe i kërkova të fliste nëse kishte njeri në dhomë, por ai nuk m’u përgjigj. Në atë moment kam filluar ta godas në kokë dhe trup disa herë. Më pas i fola sërish duke i thënë nëse do flasë apo jo, aty mu përgjigj me dy-tre fjalë dhe e godita sërish me karrigen që gjendej aty. Nga ai moment nuk mbaj mend çfarë ndodhi.”

Për këtë ngjarje në pranga kanë përfunduar dhe dy infermieret e azilit, Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, 31 dhe 26 vjeç, të cilat akuzohen se kanë kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Në deklarimet e saj 31-vjeçarja, shprehet se Virxhili Vesho flinte në një dhomë tjetër, por atë natë ishte zhvendosur tek dhoma e Zyhdi Shehut.

“Nuk është e mundur që gjatë natës të hyjë ndonjë pacient nga një dhomë ne tjetrën. Virxhili flinte në një dhomë tjetër dhe mbrëmë ka qenë tek dhoma Zyhdi Shehit. Ata kishin fjetur dhe herë të tjera në një dhomë e nuk kishin pasur probleme.”

Referuar dosjes hetimore që Tv Klan disponon, dy infermieret kanë konstatuar ngjarjen rreth orës 3.13 të mëngjesit të së enjtes dhe pasi kanë lëvizur trupin e viktimës, hequr rrobat e tij, pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë lajmëruar punonjësit e agjensisë funerale dhe jo policinë.

Këta të fundit janë lajmëruar rreth 1 orë e 12 minuta më vonë, pasi punonjësit e agjensisë funerale kanë konstatuar se trupi i viktimës kishte shenja dhune./ Tv Klan

Paraardhëse

Avokado dhe supervlerat e saj

Pasardhëse

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

Pasardhëse

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.