• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/ Pjesëmarrësit e atentatit, rrezikojnë ta kalojnë jetën në burg

18 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, që u ekzekutua me gjashtë plumba në 19 prill në Shëngjin.

Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, në një artikull mbi procesin e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare lidhur me krimin e rëndë.

Vendimi pritet të jepet në nëntor.

Prokuroria shqiptare pretendon se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7-vjeç, ishin të përfshirë në krim.

Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin, për të larë hesapet disa vjeçare me biznesmenin Nikulaj.

Menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit në lokalin e tij, shtetasit britanikë bashkë me portugezin që kreu vrasjen, janë larguar nga Shqipëria, por prokuroria e Lezhës, kërkon t’i ekstradojë ata për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.

Dosja në gjykatën e VVestminsterit ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradim, tregon se të afërmit e Edmond Haxhisë dhe Ardian Nikulajt, ishin përfshirë në një ‘gjakmarrje’ disa vjeçare.

Më 25 qershor 1997, në Lezhë, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt.

Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin thuhet se e kishte organizuar Nikulaj.

Në mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj Gjovalini dhe Pjetri qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardianit.

Ai u kundërpërgjigj me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalin dhe plagosur Pjetrin i cili u largua në Birmingham.

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi ta ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por kërkesa dështoi.

Avokatët e Lekstakajt, argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund të trajtonin të dënuar me këtë gjendje.

Tre shtetasit britanikë, dyshohet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, në Shëngjin.

Ruben Saraiva, 27-vjeç, i lindur në Portugali e banues në Mbretërinë e Bashkuar, është personi që qëlloi biznesmenin.

Ai u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua në Marok në fillim të majit ku është dërguar kërkesa e ekstradimit.

Ndërkohë në procesin që mbahet në Londër, Zoe Lash, përfaqësuese e qeverisë shqiptare, tha se më 19 prill në orën 13.23, Ardian Nikulaj u qëllua me gjashtë plumba.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dikë që hyn në lokal me një skafandër dhe një jelek fluoreshent, qëllon dhe largohet me një motoçikletë gri.

Sipas saj, sulmi ishte i paramenduar që kishte një shkallë të konsiderueshme planifikimi. Haxhia dyshohet të jetë organizatori i vrasjes.

Edmond Haxhia është kushëri i një familjeje të quajtur Lekstakaj.

“Ne themi se ata janë në gjakmarrje me familjen e viktimës që nga viti 1997, kur dyshohet se vranë vëllain e viktimës”.

Haxhia, 37, Hunt, 49, Bridgeman, 27 dhe Mithan, 35, të gjithë mohojnë kryerjen e përgjimeve që çuan në vrasje.

Haxhia mohon organizimin e goditjes dhe i armatosuri i dyshuar është i arrestuar në Marok.

Haxhia, Hunt dhe Mithan mbeten në paraburgim, por Bridgeman u lirua me kusht pasi babai i saj i ofroi gjykatës një garanci prej 20,000 £.

Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor.

Paraardhëse

Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir

Pasardhëse

Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën, Luizi i kthehet komentueses: Kujdes me fjalorin

Pasardhëse

Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën, Luizi i kthehet komentueses: Kujdes me fjalorin

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.