• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, dy autorët në pranga /Emrat

26 February, 2018
në Aktualitet
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla 64-vjeç nga Progonati i Tepelenës. Të arrestuar nga policia janë; Denis Demiri, i cili akuzohet se ekzekutoi biznesmenin, ndërsa Ardian Serezi është i arrestuari i dytë si bashkëpunëtor në vrasje. Ata u identifikuan pasi kamerat i kanë kapur kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes. Makina ishte me targa të huaja, por është identifikuar nga policia, e cila ka arritur te gjurmët e autorëve.

Drejtori i Policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se Denis Demiri vrau biznesmenin në Tiranë në datë 14 shkurt. Pista kryesore e hetimit janë borxhet e pashlyera të biznesmenit. Nisur nga mënyra e ekzekutimit, dyshohet se Denis Demiri është një vrasës me pagesë, pasi e qëlloi vetëm një herë në kokë, ndërsa po punohet të shkuar te emrat e porositësve

Denis Demiri i arrestuar për vrasjen, është një person me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në 2012 për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa pak kohë më parë është liruar nga burgu. Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës dhe 9 telefona. Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ky banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.

Deklarata e plotë e policisë
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Paraardhëse

Përpara takimit me Meten, kë takuan Hahn dhe Juncker /Foto

Pasardhëse

Çifti nuk përmbahet, filmohen duke bërë seks në publik /Video

Pasardhëse

Çifti nuk përmbahet, filmohen duke bërë seks në publik /Video

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.