• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Votimi në Maqedoninë e Veriut do të vijojë edhe pas orës 19:00 , ja arsyeja

17 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Rajon
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojë edhe pas orës 19:00 në të gjitha vendvotimet, ku qytetarët nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtovski, duke sqaruar se vazhdimi i votimit bëhet për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik.

Të gjithë personat që ndodhen në hapësirat e vendvotimeve apo jashtë tyre dhe që presin për të votuar, në bazë të ligjit kanë të drejtën e votimit dhe votimi duhet të vazhdojë derisa të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në 11 vendvotime votimi nuk ka nisur me kohë dhe në to votimi do të vazhdojë për aq kohë sa ishte ndërprerë procesi.

“Në gjashtë vendvotime nuk është votuar me aparatet me teknologjinë e shenjave të gishtave për shkak të mosfunksionimit të tyre kështu që votimi ka vazhduar me procedurën e vjetër të votimit”, ka deklaruar Dashtevski. Ai ka bërë të ditur se në bazë të Kodit Zgjedhor, “heshtja parazgjedhore do të vazhdojë për aq kohë sa do të vazhdojë votimi, dhe mediat nuk kanë të drejtë të komentojnë procesin zgjedhor”, shprehet ai.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në orën 17.00, në votime kanë dalë rreth 41 për qind e votuesve, apo 547,284 persona nga rreth 1.8 milionë sa janë të regjistruar në listën e përgjithshëm zgjedhore. Dalje më të lartë ka në komunën e Vevçanit afër Strugës, me 64 për qind, ndërsa pjesëmarrje më të ulët kryesisht në komunat e banuara me popullatë shqiptare, në pjesë perëndimore të Maqedonisë së Veriut. REL.

Paraardhëse

Zgjedhjet në Kosovë, ja kur pritet të publikohen rezultatet

Pasardhëse

Qytetarët shqiptarë: Jemi popull i varfër, rritja e çmimeve na ka shtuar mjerimin

Pasardhëse

Qytetarët shqiptarë: Jemi popull i varfër, rritja e çmimeve na ka shtuar mjerimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.