• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Presidenti Meta emëron 4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

19 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi sot se kishte pranuar 4 kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë, që Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i paraqiti atij pak ditë më parë, Magjistratët Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, morën kështu prej kreut të Shtetit emërimin. Me këtë akt, Gjykata e Lartë bëhet me 7 nga 19 anëtarë të parashikuar në përbërjen e saj.

Në njoftimin e tij, Presidenti Meta, shprehet kritik ndaj veprimtarësisë së KLGJ në procesin e vlerësimit të kandidaturave. “Ka kaluar plot një vit nga momenti i propozimit nga KLGJ, të emërimit të 3 anëtarëve të parë në Gjykatën e Lartë. Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024”, thekson ai duke shtuar se “kjo gjendje është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë”.-tha Meta.

Presidenti, nënvizon më tej se: “KLGJ duhet të angazhohet me seriozitet, për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t’i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate të gjithë mbështetjen e nevojshme”.

Pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetarja e KLGJ-së Naureda LLagami, shpjegoi se vonesat kishin ardhur si pasojë e një serie rrethanash, që nga nevoja për përgatitjen e kuadrit të nevojshëm nënligjor, deri të procedurat strikte të vlerësimit të kandidatëve, apo dhe numrit të vogël të aplikimeve, për shkak edhe të procesit të Vettingut.

Sipas zonjës LLagami, me 7 anëtarë, Gjykata e Lartë mund të kryejë plotësisht funksionet e saj, ndërsa bëri të ditur se brenda pak muajve, priten emërimet e tjera që do të bënin të mundur arritjen e kuorumit prej 15 anëtarësh, që nevojitet që ky institucion të nisë procedurat për plotësimin edhe të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Paraardhëse

Mevlani rrëfen sekretet pas emisionit: Kam çuar disa herë më makinë Antonelën në shtëpi

Pasardhëse

Provokimi i presidentit serb ndaj Kosovës, Lulzim Basha ‘këshillon’ Vuçiç për veprimin e tij

Pasardhëse

Provokimi i presidentit serb ndaj Kosovës, Lulzim Basha ‘këshillon’ Vuçiç për veprimin e tij

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.