• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Opozita rendit prova dhe padi “për vjedhjen e zgjedhjeve nga socialistët”

30 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Tiranë, partitë e opozitës po publikojnë fakte dhe padi, që provojnë, sipas tyre, vjedhjen e votave nga Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim publikuan edhe sot prova, për atë që ato e quajnë “një masakër zgjedhore”.Socialistët i kanë hedhur poshtë këto akuza dhe pohojnë se po presin certifikimin e fitores së tyre të rregullt nga KQZ-ja.

Ndërkohë, në radhët e PD-së po shtohen zërat për largimin e kryetarit të saj, Lulzim Basha.Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Rama dhe një ministre e kabinetit ishin në krye të operacionit për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur legalizimet e ndërtesave në këmbim të votave.Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi urdhëra dhe biseda në një grup online të ministres Balluku dhe një seri vartësish të administratës, të cilët prej më shumë se një muaji këmbenin lista dhe foto objektesh pa leje, që i legalizonin para zgjedhjeve në këmbim të votave nga pronarët e tyre për Partinë Socialiste.

“PD ka bërë kallëzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesave.” – tha zoti Bardhi.

Kjo, sipas tij, është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe ministrja e tij shkelën ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.Edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, foli për “një masakër zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste”, që po provohet dita ditës.

Ai tha se manipulimet e shumta të procesit zgjedhor do të paditen para drejtësisë.

“Kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes, që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme. Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar. Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat etj” – tha ai.

Pas këqyrjes së dokumentave dhe pamjeve filmike të marra nga KQZ-ja, LSI do të kërkojë po ashtu rishikim për Qarkun e Durrësit, rinumërim votash në disa qarqe të vendit dhe rishikim të pavlefshmërisë së një numri të madh votash.Ndërsa drejtuesit kryesorë të opozitës po përpiqen të dokumentojnë shkeljet e procesit zgjedhor, në radhët e PD-së po shtohen zërat, që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, theksoi sërish sot në një takim me shtypin nevojën që ka kjo parti për të analizuar humbjen e radhës dhe për të zgjedhur drejtues të rinj.Socialistët nga ana e tyre kanë hedhur poshtë cdo akuzë për manipulim të zgjedhjeve dhe deklarojnë se qytetarët iu dhanë një mandat të tretë besimi pas përballimit të pandemisë dhe tërmetit.

Paraardhëse

“O SPAK! O KLSH! O KQZ!”, reagon i alarmuar Ylli Manjani: Kjo ka ndodhur 3 ditë para zgjedhjeve

Pasardhëse

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Kadilli u nxitua, ende nuk është hapur proces zgjedhor

Pasardhëse

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Kadilli u nxitua, ende nuk është hapur proces zgjedhor

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.