• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Inceneratori i sekuestruar i Tiranës nën administrimin e shtetit, puna vijon normalisht

10 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, administratori i caktuar nga shteti për drejtimin e kompanisë të trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Arjan Baçi tha sot se pas vënies nën sekuestro të shoqërisë, puna vijon normalisht.

“Po ndiqen të gjitha kontrata e lidhura, po shihen të gjitha detyrimet e prapambetura që kompani të ndryshme kanë ndaj shoqërisë, në mënyrë që të bëhet i mundur vijimi i punës dhe trajtimi i mbetjeve urbane.

Një problematikë që është vënë re nga iformacionet e para që kemi marrë është se bashki të qarkut të Tiranës, janë ende debitorë ndaj shoqërisë, e po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet”, tha zoti Baçi duke përmendur mes bashkive që nuk kanë kryer pagesat atë të qytetit të Tiranës, Vorës apo dhe Kavajës.

Administratori Baçi shpjegoi se po kontaktohen bashkitë për respektimin e detyrimeve, pasi në të kundërt, sipas tij, do të rrezikohej kaosi në administrimin e mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës.

Impianti i kryeqytetit u vu nën sekuestro në fund të muajit korrik, me kërkesë të Prokurorisë së posaçme, pasi nga hetimet rezultoi se dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë dhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm, në Elbasan dhe Fier, rezultojnë të jenë pronarët “de facto” të kësaj shoqërie.

Që të dy, janë shpallur prej kohësh në kërkim, dhe ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash. Për rastin e Tiranës, veç faktit që sipas prokurorisë kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmë, ata dyshohet të kenë përfituar afro 4 milionë euro përmes faturave të falsifikuara.

Administratori Baçi deklaroi se ishte ende duke u njohur me dokumentacionin e kompanisë e se për momentin nuk mund të jepte shpjegime mbi arsyet se përse 6 vjet pas nënshkrimit të kontratës, funksionon vetëm landfilli, ndërsa impianti i djegies së mbeturinave, apo inceneratori, nuk ka nisur ende nga ndërtimi.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës janë në vazhdim, ndërsa rastet e Elbasanit dhe Fierit janë tashmë në gjykatë në fazat e fundit të procesit. Paralelisht Prokuroria e posaçme po heton në një procedim të ndarë dhe rolin e disa institucioneve shtetërore. Në kuadër të këtyre hetimeve ajo kërkoi në muajin korrik, arrestimin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për të paktën tre vepra penale.

Gjykata e posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Ahmetajt për heqjen e sekuestros së një apartamenti në Tiranë

Pak ditë pasi parlamenti kishte autorizuar arrestimin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Prokuroria e posaçme mori miratimin e Gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të disa pasurive të tij, të paktën 4 apartamente dhe dy llogari bankare, ku gjendeshin të depozituara, mbi 124 mijë euro. Për njërin prej këtyre apartamenteve, i ndodhur në Tiranë, zoti Ahmetaj, i cili është në arrati, kishte kërkuar përmes avokatëve të tij, heqjen e sekuestros. Por sikundër Gjykata e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të enjten edhe Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë kërkesë të tij.

Më herët, nën sekuestro kishin përfunduar dhe dy vila në bregdet, njëra në zonën e Hamallajt, në Durrës, e cila figuronte në emrin e bashkëjetueses së tij, dhe një tjetër në një nga komplekset më luksoze, në Palasë, në jug të vendit, e cila zyrtarisht i përket një shoqes së ish bashkëshortes së zotit Ahmetaj, por që sipas prokurorisë është përdorur për të fshehur pronësinë e vërtetë të familjes së ish zëvendëskryeministrit.

Zoti Ahmetaj, akuzohet për të paktën tre vepra penale, nga korrupsioni, të fshehja apo mos deklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave. Ai u largua nga Shqipëria, ditën që Prokuroria e Posaçme firmosi kërkesën drejtuar parlamentit për arrestimin e tij. Ai deklaroi më pas, se do të kthehej vetëm kur të ndriçohej e vërteta.

Pak javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zhvilluan kontrolle në të paktën 7 banesa të personave të afërt me zotin Ahmetaj, duke bërë të ditur se kishin sekuestruar dokumente, telefona dhe kompjuterë me interes për hetimin. Nga jashtë vendit, zoti Ahmetaj reagoi duke deklaruar se këto kontrolle ishin “raprezalja e radhës në familjen time”.

Paraardhëse

“U kursyem shqiptarëve 900 mln euro”, Banka e Shqipërisë shpjegon ndërhyrjet

Pasardhëse

Një australiane në Radhimë, 20-vjeçarja që punon në restorant: Eksperiencë fantastike

Pasardhëse

Një australiane në Radhimë, 20-vjeçarja që punon në restorant: Eksperiencë fantastike

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.