• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Gati përgatitjet për hekurudhën mes Shqipërisë dhe Kosovës

26 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Kosova vendosën sot të nisin përgatitjet për projektin e ndërtimit të një hekurudhe e cila do të lidhë të dy vendet. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, u njoftua se janë parashikuar dhe fondet për financimin e projektit të fizibilitetit. Marrëveshja ishte një ndër 13 të tilla që u firmosën sot e që parashikojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë, të lejeve të qëndrimit dhe punës, hapjen edhe për qarkullimin e njerëzve dhe turistëve të pikës kufitare në Shishtavec, reduktimin e procedurave doganore si dhe të atyre për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore

Tryezat e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të të dy vendeve janë parë shpesh me skepticizëm për shkak të një raporti deri diku të zhdrejtë mes numrit të lartë të marrëveshjeve që firmosen çdo herw dhe efektit apo zbatimit të tyre.

Të vetdijshëm për një situatë të tillë u shfaqën sot dhe të dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. “Kemi një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh, siç e kemi thënë, dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, ndërkohë që sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjitha fushat”, deklaroi kryeministri Rama.

“Kjo punë ka nisur të ecë, por tani duhet të vrapojmë si në shpejtësi, ashtu dhe në cilësi. Sëbashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë”, u shpreh nga ana e tij kryeministri Kurti.

E pikërisht për këtë, mbledhja e sotme në Elbasan, duket se pati një qasje të re. Duke nisur që nga marrëveshja mes dy vendeve për hekurudhën Durrës-Prishtinë, për të cilën janë vënë mënjanë dhe fondet për financimin e hapit të parë, studimit të fizibilitetit “Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, nga ana jonë, ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, siç patëmdakordësuar në takimin e mëparshëm, për të fillluar menjëherë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës- Prishtinë”, bëri të ditur zoti Rama.

Ndërkohë që kryeministri Kurti vuri në pah rëndësinë e këtij projekti: “Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është ekologji dhe fuqi e tokës në det, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin, sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”.

Projekti pritet të përfshijë dhe Malin e zi, duke qenë se idea është që Durrësi të lidhet me Tivarin e prej andej drejt Prishtinës. Një projekt që në letër duket konkurrues ndaj alternativave të tjera në qarkullim. Realizimi i tij do ta kthente Prishtinën në një nyje ku bashkohen dhe linjat e tjera rajonale, pjesë të korridoreve europiane të infrastrukturës.

Edhe pjesa tjetër e marrëveshjeve të firmosura sot, pritet të përkthehet me një efekt të shpejtë. Kështu banorët e zonave kufitare në një shtrirje prej 30 kilometrash në secilën anë të kufirit do të mund të lëvizin e punojnë pa detyrim lejesh apo procedurash të tjera. Po ashtu, ata që jetojnë e punojnë në një nga dy shtetet, do të mund të marrin një leje qëndrimi 5 vjeçare përmes një procedure të thjeshtuar, ndërkohë që të dy vendet do të njohin dhe kontributet për pensionin. Reduktim të procedurave do të ketë dhe në dogana e po ashtu dhe për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore.

Pika kufitare e Shishtavecit do të hapet për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe turistëve, ndërsa gjatë verës po punohet që kontrollet në pikën e Morinës të zëvëndësohen nga një sistem telekamerash për të shmangur rradhët pa fund.

Pas premtimeve të herëpashershme, duket se më në fund të dy vendet do të kenë një abetare të përbashkët. Zoti Rama njoftoi sot se Shqipëria brenda vitit të ardhshëm të ketë një tekst unik të librit të parë të gjuhës shqipe, me idenë që të mund të përdoret dhe në Kosovë e më tej dhe në trojet e hapësirat e tjera ku fëmijët mësojnë të shruajnë e lexojnë shqipen.

Kundërshtitë e forta që dy kryeministrat kanë mes tyre për projektin e Ballkanit të hapur, ishin lënë jashtë atmosferës së mbledhjes së sotme. Të dy palët duket se kanë rënë në paqe me idenë që në këtë pikë nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju, edhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, por kjo nuk na pengon që të vendosim të gjitha forcat për të bërë sëbashku gjërat e duhura në funksion të të ardhmes së dy vendeve tona”, ju përgjigj zoti Rama pyetjes për këtë temë, e cila për kryeministrin Kurti mbetet jashtë një interesi të veçantë. “Kosova e Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën dhe gjithçka tjetër është në rastin më të mirë e dorës së dytë”, u shpreh ai./voa

Paraardhëse

Berisha tregon përplasjet me Fatos Nanon: Ja çfarë i thashë që e bëri të tmerrohej

Pasardhëse

Berisha porosi demokratëve, paralajmëron surprizën me të cilën do të përballet Lulzim Basha

Pasardhëse

Berisha porosi demokratëve, paralajmëron surprizën me të cilën do të përballet Lulzim Basha

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.