• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Fushata zgjedhore në Shqipëri vazhdon me shkeljet ligjore dhe abuzimet e përsëritura në vite

15 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri fushata zgjedhore po vazhdon përmes shkeljeve të shumta ligjore nga partitë. Vëzhgues vendas raportojnë se partitë politike po bëjnë fushatë sipas traditës së hershme, duke abuzuar me burimet shtetërore, duke bërë presion administratës, duke fyer kundërshtarët dhe duke ndryshuar komisionerët deri në minutën e fundit.

Në Shqipëri, vëzhgues të pavarur të fushatës zgjedhore vlerësojnë se veprimtaria partiake e javëve të fundit po shfaq të njëjtat shkelje ligjore si dhe në zgjedhje të mëparshme. Shoqata për Kulturë Demokratike, një organizatë me përvojë 30-vjeçare në vëzhgimin e proceseve zgjedhore publikoi sot një raport të ndërmjetëm, sipas të cilit partitë vazhdojnë të përdorin gjuhë poshtëruese ndaj kundërshtarëve politikë, dhe një seri shkeljesh të tjera.

Raportuesit e saj vullnetarë nga gjithë vendi njoftojnë se vonimi i fletës së votimit vonoi proceset e tjera në raport me qytetarët, komisionet zonale po ndërrojnë shpesh qendrat e votimit edhe vet komisionerët, duke mos njohur kuadrin ligjore dhe duke vështirësuar votimin e qytetarëve,

“Një mungesë e ndjeshme është shkelja e të drejtës së votimit e zgjedhësve shqiptarë me vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, një detyrim shtetëror i paplotësuar ndaj shtetasve të vet për një të drejtë të pamohueshme. Po ashtu kontrolli i veprimtarive të ndaluara të zyrtarëve qendrore dhe vendorë nga KQZ rrezikon që të kthehet në një “mision të pamundur”, – tha Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Në raportin e saj thuhet se partitë po përdorin burimet e administratës shtetërore për fushatë partiake, administratës publike po i bëhet presion i vazhdueshëm dhe zyrtarët po zhvillojnë fushatën sipas mënyrave të tyre të vjetra, duke shkelur Kodin e ri Zgjedhor. Përfshirjen e anëtarëve të qeverisë në mënyrë të parregullt në fushatë zgjedhore e nxori sot në dritë edhe Qëndresa Qytetare, një organizatë rinore që gjithashtu po monitoron fushatën zgjedhore.

“Qëndresa Qytetare ka monitoruar aktivitetin publik të 3 ministrave Klosi, Denaj dhe Kushi në fushatë elektorale, ku rezulton se nga data 30 mars deri në 13 prill ministrat kanë qënë në krye të fushatës në zonat zgjedhore ku kandidojnë dhe jo në krye të detyrës nga e hëna në të premte, punë për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve. Kodi Zgjedhor ndalon pjesëmarrjen në fushatë e administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës” – tha Rigels Xhemollari, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Vëzhguesit vendas u bëjnë thirrje partive politike dhe institucioneve shtetërore të zhvillojnë fushatën brenda kufijve ligjorë, të mos ndryshojnë komisionerët deri në minutën e fundit, të shmangin presionet ndaj administratës publike, të bëjnë transparente financimet dhe të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri tjetrit.

Pothuaj të gjitha këto pika janë shqetësime të vazhdueshme të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe kanë qenë vazhdimisht në krye të rekomandimeve të OSBE- ODIHR për përmirësimin e proceseve zgjedhore, që shpesh kanë shkuar me lehtësi deri në mos njohjen e rezultateve nga humbësit, me pretendimin e vjedhjes së votave.

Paraardhëse

‘Do bëhet si Ertugruli’, kryeministri Rama ironizon keq Voltana Ademin nga Shkodra

Pasardhëse

Qëndrimi i fortë i ambasadores Yuri Kim për shitblerjen e votës, Rama i përgjigjet nga Shkodra

Pasardhëse

Qëndrimi i fortë i ambasadores Yuri Kim për shitblerjen e votës, Rama i përgjigjet nga Shkodra

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.