• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Start-Up Europe: Prezantohen 12 plan biznese në çelje të saj

5 February, 2016
në Ekonomi
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Start-Up Europe: Prezantohen 12 plan biznese në çelje të sajVlorë, 5 Shkurt

12 plan biznese u prezantuan në një aktivitet që u organizua nga Qendra e Informimit e BE-së në qytetin e Vlorës dhe Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, në kuadrin e Javës Evropiane të “Start-up”. Java Evropiane “Start-up”, një iniciativë globale e “Start-up Europe” (Komisioni Evropian), promovon nxitjen e sipërmarrjes, përmes eventeve konkrete, të cilat ndjekin formatin “Silicon Valley”.

Në këtë kuadër, u shpall konkursi i idesë “Start-up”, “From idea to life””, që synon mbledhjen e ideve më të mira iniovative për zhvillimin ekonomik në rajonin e Vlorës dhe punësimin e të rinjve dhe ku u përfshinë mjaft qytetarë mbi moshën 17 vjeç, të cilët aplikuan “online”, duke paraqitur idetë e tyre për biznes në fushën e turizmit, përpunimit ushqimor, artizanatit, tekstileve etj.
javaeuropjane startup Mes tyre, 12 idetë e biznesit që u prezantuan në këtë aktivitet, të vlerësuara si risi në trendin ekonomik dhe të fokusuara kryesisht tek të rinjtë, u përfshinë në një proces mentorimi me ekspertë të fushës, për t’u orientuar më tej dhe për t’u standardizuar në përputhje me kriteret e vlerësimit. Dhe në vazhdim, 5 biznes planet më të mira të vlerësuara nga një komision ekspertësh kombëtarë, do të aplodohen në platformën evropiane “smartinno.eu”, e cila është realizuar si pjesë e projektit “SMART Innovation”, IPA Strategjik, financuar nga BE-ja.

Përmes saj krijohet mundësia për lidhje virtuale mes propozuesve të ideve të biznesit me “bussines angels”(engjëj biznesi), në Itali, Slloveni, Kroaci, Greqi, të cilët do të financojnë këto sipërmarrje.
Drejtoresha e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, Mirela Koçi, thotë për ATSH-në se, këto aktivitete do të intensifikohen në kuadër të Qendrës së Inovacionit, Kërkimit Shkencor dhe Teknologjisë, që është në fazën finale të vënies në funksion.  Në aktivitetin e zhvilluar në mjediset e Qendrës për Informim e BE-së, ishin të pranishme edhe Pranvera Resulaj, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, si edhe Iliana Paparizo, këshilltare e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Përfaqësuesit e pushtetit lokal bënë një prezantim të burimeve ekzistuese në nivel lokal, për të ndihmuar Startup-et dhe sipërmarrësit e rinj si dhe një përshkrim të ligjeve dhe kontekstit fiskal për Startup-et. /a.ke/

 

Paraardhëse

Fjalët prekëse të Steve Jobs nga shtrati i vdekjes

Pasardhëse

FOTOT/ Me kë u afrua Blushi në Kuvend

Pasardhëse

FOTOT/ Me kë u afrua Blushi në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.