• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Vllaznia-Partizani, Bërdariç e Daja nuk e konsiderojnë duel vendimtar për titullin

3 April, 2021
në Sport
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kampionati do të rikthehet pas një jave pushimi për shkak të angazhimeve të skuadrës kombëtare, këtë herë me duelet e javës së 26-të të tij,m ndeshje që kanë vlerë të rëndësishme për fatet e sezonit. Spikasin dy takime, ai mes Teutës dhe Laçit, skuadra që rivalizojnë fortë këtë edicion për trofeun, si dhe kryendeshja që do të luhet në Shkodër, klasikja mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Bërdariç: Partizani i vështirë, por mund të fitojmë ne.

Duhet thënë se tekniku gjerman Thomas Berdariç e sheh Partizanin, kundërshtarin e radhës në Superiore, si skuadrën më të fortë të garës. Trajneri i Vllaznisë sqaroi situatën e disa lojtarëve të veçantë, por u shpreh i bindur se cilido që do të aktivizohet do të japë maksimumin.

“Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të forte. E kemi vëmendjen kryesore te Partizani. Kampionati nisi me vonesë dhe ne u përgatitëm. Edhe kjo pauzë na bëri mirë, morëm energji, duke dashur të rikuperojmë ndeshjet e dobëta që kemi bërë. E kam studiuar shumë mirë Superioren dhe njoh çdo skuadër. Partizani është ndër skuadrat më të forta dhe kanë aftësi të mëdha teknike. Është një proces i gjatë për të kthyer lojtarët në formën më të mirë. Disa lojtarë nuk kanë qenë prej dëmtimeve apo kartonëve. Do jetë një ndeshje e fortë. Kruja do luajë në vendin e Gurishtës. Kemi lojtarë që të plotësojmë formacionin, nuk kanë rëndësi emrat, mjafton të më tregojnë në stërvitje se përse do të jenë në fushë”, tha ai.

Më pas tekniku i Vllaznisë foli për motivimin e skuadrës por edhe presionin në Shkodër për kreun.

“Duhet të qëndrojmë te performanca jonë dhe mos mendojmë çfarë ndodh rrotull. Ta kemi mendjen në fushë, sepse Albani dhe Voltana po merren me këtë çështje. I falënderoj shumë. Licencimi është lajm I mire, por s’më takon të flas. Është me vlerë për Shkodrën dhe futbollin”, shtoi ndër të tjera trajneri Bërdariç.

Daja: Nuk është duel vendimtar, gara është ende e gjatë.

Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme foli në konferencë për shtyp edhe trajneri Partizanit, Ilir Daja, që sheh 50% mundësi që të kuqtë të triumfojnë në “Loro Boriçi”.

“Do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë dhe është në vendin e parë. Duke qenë se përballen dy ekipe që ndahen nga vetëm dy pikë, shanset janë 50 me 50. E kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mire, sepse do të fitonim me Vllazninë. Kemi marrë më shumë energji, duke përfituar nga pushimi. Na ka bërë mirë, sepse do të futemi me ritëm, duke parë energjitë e rikuperuara. Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati dhe luhatjet janë ndier në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon, sepse ka dhe 11 javë për tu luajtur. Kontigjenti është i plotë. Është rikthyer Ferhan Hasani, ndërsa Dominguez, për shkak të distancës me vendin tone, nuk është, sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri”, nënvizoi ndër të tjera trajneri Daja.

Më pas ai komentoi procesin e rinovimeve, ku tha se mbi ¾ e ekipit duhet të qëndrojë.

“E kemi shtyrë vetë procesin. Një ekip, si Partizani, duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej. Në bazë të paraqitjeve, ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë. Në Shqipëri, po firmose, e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve”, nënvizoi më tej Daja.

Në fund një koment i tij për sulmuesin “Burba”, sikurse njihet ndryshe Feran Hasani.

“Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të na japë ndihmë, sepse ka shumë vlera”, përfundoi trajneri Daja.

Paraardhëse

Taulant Balla: PS e vetmja parti që punon për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

Pasardhëse

“S’e prisja të kishte kaq shumë kundërshti”, Celibashi flet për testimin elektronik

Pasardhëse

“S’e prisja të kishte kaq shumë kundërshti”, Celibashi flet për testimin elektronik

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.