• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vlahutin: KE i ka paguar rreth 14 milionë € buxhetit shqiptar

16 November, 2016
në Aktualitet
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ne nje deklaratë për shtyp shperndare  nga ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, thuhet se Komisioni Evropian i ka paguar pjesën e parë prej rreth 14 milionë € buxhetit shqiptar, bazuar në performancën dhe  progresin e deritanishëm

Deklarata e Vlahutin:

“Jam shumë e kënaqur të njoftoj se Komisioni Evropian i ka paguar pjesën e parë prej rreth 14 milionë € buxhetit kombëtar shqiptar bazuar në performancën dhe  progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës së menaxhimit financiar.

Përmirësimi i menaxhimit financiar publik është një element i domosdoshëm për BE-në që të sigurojë mbështetje edhe për reforma të tjera, dhe është në veçanti një kusht konkret për disbursimin e rreth 130 milionë € të vendosura deri tani, nga zarfi i përgjithshëm prej 650 milionë € për periudhën 2014-2020, duke mbështetur reformat në administratën publike, punësim dhe arsim profesional, transportin dhe në luftën kundër korrupsionit.

Një menaxhim më i mirë dhe më transparent i burimeve të kufizuara të shtetit mund të ketë një ndikim shumë më të madh sesa fondet që siguron BE-ja përmes kursimeve, shpenzimeve më efikase, më të prioritizuara dhe më me vlerë për paratë, prokurimit konkurrues, reduktimit të mbetjeve dhe korrupsionit. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies te qytetarët për të pasur qasje në informacionin mbi përdorimin e burimeve publike dhe çfarë rezultatesh arrihen është një tjetër element thelbësor i reformës. Rezultatet e tij mund t’i mundësojnë Shqipërisë t’i përballojë më mirë shërbimet publike, si drejtësia e paanshme, rrugët e sigurta, përkujdesje shëndetësore me cilësi të mirë, ushqim i sigurt, mbledhje efikase e mbetjeve, ujë i pijshëm i pastër dhe higjienë.

Që prej fillimit të reformës Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e strategjisë për menaxhimin financiar publik. Është bërë progres, për shembull, në likuidimin e pagesave të prapambetura si borxh i fshehtë për shkak të faturave dhe TVSh-së së papaguar kompanive, të akumuluara para vitit 2013, rishikimin e ligjit për sistemin e buxhetit, forcimin e procedurave të kontrollit të brendshëm dhe kapacitetit për inspektime financiare, më shumë qasje online në sistemin e thesarit, lufta kundër informalitetit, përmirësimi i manualeve të auditimit të jashtëm dhe rritja e transparencës së buxhetit. Struktura e Ministrisë së Financave është përmirësuar. Vlerësimi i radhës i KE-së për zbatimin e reformës pritet në pranverë 2017.

Institucionet qeveritare, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Parlamenti kanë detyrimin ta kryejnë dhe lehtësojnë zbatimin e kësaj reforme sipas mandatit të tyre, ndërsa për qytetarët , institutet kërkimore dhe gjithë aktorët jo-shtetërorë është në interesin e tyre më të mirë të luajnë rol dhe të angazhohen më intensivisht për ta shfrytëzuar sa më mirë zbatimin e reformës.”

Paraardhëse

Jovanoviq: E rëndësishme që kemi marrëveshje për telekomunikacionin

Pasardhëse

Kotzias, tërhiqet nga akuzat: Shtypi grek e opozita u kanë fryrë tensioneve me Shqipërinë

Pasardhëse

Kotzias, tërhiqet nga akuzat: Shtypi grek e opozita u kanë fryrë tensioneve me Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.