• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Vjosa Osmani diskuton me përfaqësuesit e OKB-së për strehimin e afganëve: Ne jemi të hapur për t’i mirëpritur qytetarët nga Afganistani

19 August, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të enjte, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të tre organizatave të Kombeve të Bashkuara, me të cilët ka diskutuar lidhur me përgatitjet që po bën Kosova për të strehuar qytetarët nga Afganistani, të cilët kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Ulrika Richardson, Erol Arduc nga Agjencia për Refugjatë (UNHCR) dhe Anna Rostocka nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Osmani tha se strehimi i shtetasve afganë po bëhet në bashkëpunim me SHBA-në.

“Ne jemi të hapur për t’i mirëpritur qytetarët nga Afganistani sepse askush më mirë se ne nuk e njeh dhimbjen e tyre. Për më tepër këtë po e bëjmë bashkë me aleatin tonë strategjik SHBA-në”, tha Osmani, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Presidenca.

Autoritetet në Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar afganët që kanë bashkëpunuar me SHBA-në, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit. Megjithatë, autoritetet në Prishtinë ende nuk kanë bërë publike se sa është numri i afganëve që të strehohen përkohësisht ose kur ata do të arrijnë në Kosovë.

Edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shprehur gatishmërinë e tyre për pranimin e afganëve. Të premten, në Shkup, pritet të arrijë grupi i parë i 450 afganëve që autoritetet maqedonase do të strehojnë. Tirana zyrtare ka bërë të ditur se do të strehojë rreth 1.000 afganë, por ende është e paqartë se kur ata do të arrijnë në Shqipëri.

Më 15 gusht, talebanët morën kontrollin e Kabulit dhe thanë se së shpejti do të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, të bazuar në parimet islame.
Mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit dhe po mëtojnë që të largohen nga Afganistani, nga frika nga talebanët.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Paraardhëse

Roma dhe Milan arrijnë marrëveshjen, Florenzi vishet kuqezi, rrugës edhe Bakayoko

Pasardhëse

Shehu bën deklaratën e papritur: Talebanizmi do të ngelet gjithmonë një “egërsirë” e krijuar dhe orientuar për të “shqyer” njerëzimin e vlerat e tij

Pasardhëse

Shehu bën deklaratën e papritur: Talebanizmi do të ngelet gjithmonë një “egërsirë” e krijuar dhe orientuar për të “shqyer” njerëzimin e vlerat e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.