• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vjeshta sjell riorganizim brenda partive, PS në 15 shtator nis zgjedhjet, ndryshojnë krerët dhe sekretarët e OS

24 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste pritet të futet në një fazë reformimi. Edhe pse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PS arriti të triumfonte, duke marrë 74 mandate deputetësh dhe të drejtën për të qeverisur Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama ka vendosur të fusë në skaner partinë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste të datës 2 qershor, në 15 shtator nisin zgjedhjet në parti, ku do të ndryshojnë krerët dhe sekretarët e Organizatave Socialiste, fushatë kjo që do të përfundojë në mesin e muajit nëntor. Ndërkohë sipas asaj që thuhet në udhëzimin e Asamblesë, procesi për zgjedhjet për krerët e degëve të partisë do të zgjasë deri në janar të vitit tjetër.

“Analizat për rezultatet zgjedhore në AS të bashkive dhe shkallë qarku të zhvillohen në periudhën 15 Dhjetor 2021 – 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie. Mbledhjet për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë do të zhvillohen sipas këtyre fazave: Faza e parë: 15 Shtator- 15 Nëntor 2021- Mbledhjet për zgjedhjet e reja në OS për zgjedhjen e bashkë-kryetarëve të OS dhe sekretarit/ëve të OS”, – thuhet në udhëzim.

Po ashtu, në udhëzim bëhet e ditur se nga mesi i nëntorit deri në mesin e dhjetorit që vjen, ndryshimet në rang krerësh dhe sekretarësh të Organizatave Socialiste do të reflektohen në rregulloren e Partisë Socialiste.

“Faza e dytë: 15 Nëntor-15 Dhjetor 2021 – Gjatë kësaj faze sipas përcaktimeve në Statutin dhe Librin e rregullave të Partisë me ndryshimet në drejtimin e OS (zgjedhjen e bashkëkryetarëve të rinj të OS): Të bëhen përmirësimet në përbërjen dhe drejtimin e KS, AS të bashkive dhe në Këshillin Koordinues të Qarkut; Të bëhen ndryshimet në përbërjen e anëtarësisë së KS të NJA me përfshirjen në to të bashkë-kryetarëve të OS të zgjedhur të rinj; Të bëhen ndryshimet në përbërjen e mbledhjeve të zgjeruara të AS të bashkive me përfshirjen e bashkëkryetarëve të rinj të zgjedhur në OS të bashkive”, – thuhet në udhëzim.

Rama raport për punën e degëve

Por përveç zgjedhjeve në nivel degësh dhe Organizatash Socialiste, sipas informacioneve të gjithë socialistët do të jenë në test. Mësohet se armatat e të ashtuquajturve “patronazhistë” dhe besnikë të kryesocialistit Rama, pasi ka dorëzuar dosjet e para tek Rama për punën e ministrave, deputetëve dhe krerëve të bashkive, do të “spiunojnë” tek kryesocialisti me detaje sa u takon dhe angazhimeve të krerëve të degëve të Partisë Socialiste para dhe gjatë fushatës zgjedhore sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Më konkretisht, burime nga selia rozë, pohuan se ka nisur një analizë totale në të gjitha strukturat socialiste, në çdo qark dhe çdo organizatë. Mësohet se për secilin do kopsitet një dosje, në të cilën do të pasqyrohet puna që kanë zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit dhe ato të vitit 2017. Pra, qëllimi është që të bëhet krahasim me numrin e votave që ka marrë secili në zonat e tij elektorale apo që iu ishte ngarkuar të monitoronin, ku për ata që do të ketë rezultat negativ, do të merren masa, duke shkarkuar dhe mos i kandiduar më nëse ai është sekretar apo kryetar i Organizatës Socialiste, kryetar i degës.

Paraardhëse

‘Barazoi’ Dua Lipën me Brogovic! ‘Irritohet’ Rama: Kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë në serbisht a në shqip

Pasardhëse

Gazetari kosovar: Nëse shqiptaria ka ngelur tek kundërshtarët e Bregoviçit, paska për të mbaruar kombi shqiptar

Pasardhëse

Gazetari kosovar: Nëse shqiptaria ka ngelur tek kundërshtarët e Bregoviçit, paska për të mbaruar kombi shqiptar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.