• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vjen lajmi i mirë nga Greqia për të gjithë emigrantët shqiptarë

10 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një lajm i mirë vjen nga Athina, ku ambasada shqiptare në Athinë, njofton se nga data 1 nëntor, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi,

Ambasada shqiptare në Athinë ka dhënë një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Ata do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë dhe konsullata tona në vend, për të marrë shërbimet.

Lajmi bëhet publik prek konsulles Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është ndoshta e vetmja përfaqësi e një shteti në botë,që punon me dy dhe tre turne duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.

Sipas konsullës Zhonga, që prej majit të këtij viti,shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur,pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve,të akumuluar gjatë afro 2 muajve të mbylljes se shërbimeve konsullore për shkak të pandemisë Covid 19.

Zhonga sqaron se ministria e jashtme ka shtuar staf në ambasadë dhe konsullatat tona,ndërsa për herë të parë që prej nëntorit do të aplikohet një shërbim pilot,për tju ardhur në ndihmë emigrantëve që banojnë në ishujt e shumtë të vendit.

Kështu,që prej nëntorit,një grup punonjësish të zyrës konsullore,do të stacionohen për disa ditë në Heraklio të Kretës, ku do të ofrojnë shërbimet konsullore,aplikimet për pasaportë dhe karta identiteti në ishullin më të madh të vendit, ku jetojnë më shume se 12500 emigrantë shqiptarë të ligjshëm.

Nëse ky projekt do të ketë sukses, atëhere do të shtrihet në të gjitha zonat e vendit.Në ketë mënyrë, emigrantët që punojnë në periferi të vendit,nuk do të jetë e nevojshme të udhëtojnë drejtë Athinës, Janinës dhe Selanikut, duke kursyer kështu kohë dhe para nga të ardhurat familjare.

Me qëllim ardhjen në ndihmë të emigrantëve që nuk kanë mundësi ose që nuk njohin kompjuterin,aplikimet do të kryhen tërësisht falas pranë zyrave të ambasadës dhe konsullatave në Selanik dhe Janinë,ndërsa po punohet për rinovimin e infrastrukturës,me qëllim dhënien e shumë shërbimeve on line dhe nëpërmjet telefonit.

Sipas Zhongës, ndërhyrjet në mënyrën e aplikimit dhe riformatimi i stafit dhe shërbimeve të shërbimit tonë diplomatik,ka dhëne rezultate të frytshme deri tani.

Kështu,që prej 27 korrikut të këtij viti dhe deri sot,janë kryer 24.000 aplikime, dhe janë shpërndarë më shumë se 20.000 pasaporta dhe karta identiteti.

Paraardhëse

Sinoptikanët paralajmërojnë ulje të temperaturave, ja kur pritet të ketë përmirësim të motit

Pasardhëse

Paralajmëron meteorologu grek, tregon çfarë e pret Shqipërinë gjatë fillimit të javës

Pasardhëse

Paralajmëron meteorologu grek, tregon çfarë e pret Shqipërinë gjatë fillimit të javës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.