• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Vjehrra: I bleva dyshek të flinte rehat zonja e Pukës, por ma shpërbleu duke më nxjerrë jashtë

14 June, 2020
në Rozë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një grua ka akuzuar nusen dhe djalin se kanë “hedhur në rrugë”, pasi e kanë nxjerrë nga shtëpia. Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan Kristina hodhi akuza në drejtim të të birit, ndërsa tha se ai u martua pa dijeninë e saj dhe se së bashku me nusen, i kanë mbyllur derën e shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Kristina: Zonja Eni, unë shisja përjashta, më vjen djali, ka marrë Albana Pashka, nga fshatrat e Pukës, i ati Fasli, e ëma Sanie.

Eni Çobani: I shoh që i lexon aty poshtë!

Kristina: Unë nuk i njoh fare, as krushkun, as krushkën!

Ardiana: Edhe fejesën që bëri vëllai zonja Eni, ne nuk nuk na thirri fare vëllai, ka marrë vetëm atë dhe njerëzit e gruas.

Kristina: Kur shisja unë vjen djali i pirë me vëllezërit e gruas, me motrat e gruas dhe më thotë atje përjashta: Mama kjo është gruaja ime do ta marr. Dale more djalë i thashë, ne u dogjëm njëherë, ç’janë këto gjëra. Me qejf të madh ata më shpunë në lokal mua, pastaj do ta marr tha djali, shpejt e shpejt ata të pinin një kafe.

Eni Çobani: Kjo është gruaja e dytë?

Kristina: Po, Albana Pashkaj! E mori vajzë të pamartuar, pa shkollë dhe më të madhe në moshë.

Eni Çobani: Mirë këto janë detaje që nuk kanë interes për ne, se e ka zgjedhur djali juaj.

Kristina: Ato që i ka, i ka ajo! Unë shisja atje, më morën në lokal, do ta marr tha çuni, as më pyeti djali fare mua. Mbas ca ditëve nusja më vjen në shtëpi, e merr djali.

Eni Çobani: Sa kohë ishte nga fejesa në martesë?

Kristina: As një muaj e ca. Erdhi nusja dhe nusja sikur kishte 30 vjet që jetonte me mua, u bë e para e shtëpisë, i bënte lekët nusja, unë ja dhashë pensionin.

Ardiana: E ka fajin vetë kjo zonja Eni, pse duhet t’ia dorëzonte.

Kristina: U bë e para, gatuante, vinin të vëllezërit, s’pyeste fare për mua nusja, se isha se nuk isha.

Ardiana: Ty ta ka fajin djali yt, s’ta ka fajin njeri!

Kristina: Ajo nuk solli asgjë, i bleva unë e shkreta dyshek Dormeo, që të flinte rehat ajo zoja e Pukës, dyshek, dhomë gjumi dhe të tëra. Ma shpërbleu ajo mua, më nxorri fare jashtë.

Ardiana: Po mirë, po mua pse më solle këtu?

Kristina: Tani të rrijë ajo zonja nga fshati i Pukës, të vijë të marrë djalë të mirë, me njerëz të mirë, me shtëpi dhe në fund as më pyetën fare zonja Eni. Unë shisja, më mbyllën derën dhe mbeta jashtë. Kam fjetur, mos i kem kalamajtë, tërë natën tek dera. Po gënjej vdeksha, e dinë dhe komshijet, e di pallati.

Eni Çobani: Po pse e mbyllën derën, diçka ka ndodhur se dera nuk mbyllet kot?

Kristina: Më hoqi kornizën e burrit zonja dhe ma hedh në ballkon dhe nënën sa më kishte vdekur, 2 muaj. Nuk dua unë tha të vdekur këtu. I them djalit më kanë hequr kornizën, i kam në zemër unë tha.

Po ashtu, seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, solli edhe përballjen mes nënës dhe vajzës së saj.

Kristina është nënë e tre fëmijëve, 2 djemve dhe një vajze, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.

Prej një kohë të gjatë, ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë shtëpia e zonjës Kristina. Ajo ia ka lënë shtëpinë djalit të saj më të vogël dhe kjo ka krijuar hatërmbetje mes fëmijëve.

Djali i vogël u nda nga bashkëshortja me të cilën ka një djalë. Kristina u përpoq që ta shpëtonte martesën e tyre për shkak të nipit, por nuk ia doli dot. Ajo e vuan shumë faktin që ndodhet larg nipit të saj.

Por edhe marrëdhënien me djalin e vogël nuk e ka aspak të mirë, prandaj ka ftuar në stuido vajzën e saj Ardiana dhe kërkon që ajo ta ndihmojë të pajtohet me djalin.

Pjesë nga debati:

Kristina: Unë jam me 3 fëmijë, me djalin në Itali me dy fëmijë dhe me djalin këtu në Fresku, që ia kam blerë unë shtëpitë dhe kjo është vajza ime që unë e kam sjellë sot që të më ndihmojë. Djali im, zonja Eni ka qenë martuar me një zonjë tjetër.

Eni Çobani: Flasim për djalin e vogël. Si quhet?

Kristina: Niko Qose! Ka qenë i martuar më një zonjë për shumë vjet, u ndanë, e dinë vetë punën vetë ata, unë nuk kam lidhje këtu, kanë dhe një djalë. Nuk ndaja nipin unë, që për atë nip qaj dhe sot, për Albin që është 8 vjeç. Albi është jetim me baba gjallë. U mundova t’i pajtoja, kam vajtur tek krushku jam lutur, por djali im nuk e merrte. Kur kam vajtur në shtëpi, djali më ka bërë rezil, mos hyr në jetën time, se unë nuk e dua atë, e di vetë. Unë për hirin e djalit zonja Eni, se kur qenke gjyshe, ato që janë gjyshe më kuptojnë mua. Si përfundim u ndanë. Kjo zonja e parë u martua mori një burrë me 3 kalamaj, e la atë burrin dhe shkoi në Itali dhe është martuar.

Eni Çobani: A e la dhe të dytin?

Kristina: Po, unë e ndjej mungesën e djalit shumë, se e kam rritur vetë. Fëmijët e mi i ka rritur nëna ime, unë isha shitëse.

Ardiana: Mua pse më ke sjellë këtu?

Kristina: Unë të kam sjellë këtu, se të kam bërë kokën, të kam vajzë, të më pajtosh me djalin, të më ndihmosh se kam ngelur rrugëve.

Ardiana: Dakord, e shite shtëpinë, e hodhe në emër të djalit tënd, nuk më pyete as mua, as vëllain tim. Zonja Eni e kam ndihmuar, iu kam dhënë dhe lekë për shtëpinë.

Kristina: Nuk ia dhashë djalit!

Eni Çobani: Për shtëpinë në Tiranë?

Ardiana: Për shtëpinë që kanë marrë në Tiranë, se kanë shitur shtëpinë në Përrenjas dhe nuk na kanë pyetur as mua, as vëllain. Kanë ardhur në shtëpi bashkë me vëllain tim të vogël, kanë marrë para dhe iu kam thënë që shtëpinë hidheni në dy emra, që vëllai mos dyshonte që unë do t’ia merrja shtëpinë, as vëllai tjetër.

Kristina: Moj Zonja Eni, një shtëpi ishte ajo, t’iua jepja të treve të ngeleshin të tre pa shtëpi, të paktën të rrija unë me djalin, se jam pleqëri, jam 70 vjeç, ku të gjezdis unë sot. Prandaj ja dhashë atij, t’iua jepja atyre, aq lekë ishin.

Ardiana: Shumë mirë bëre!

Kristina: Ja dhashë djalit të vogël, që të pleqëroja me të!

Ardiana: Tani të shkosh tek ai që ia ke dhënë, nuk të kam ndonjë faj, të kam ndihmuar jashtë mase.

Kristina: Djali tani, unë atje në Fresku ku kam shtëpinë, kam një vend që shes, se unë kam qenë gjithë jetën shitëse, jam pensioniste, por për të ndihmuar fëmijët, zonja Eni.

Ardiana: Për atë që rri brenda, jo me neve, se ne nuk na ke ndihmuar. Të kemi ndihmuar, se kemi detyrë se të kemi ty si nënë, por jo të na bësh këtë, të më sjellësh këtu tek Klani.

Kristina: Po kë të sjell moj? Po të më ndihmosh moj, se më ke nënë moj, si e ke hallin!

Ardiana: Të sjellësh djalin tënd! T’i kërkosh llogari djalit tënd.

Kristina: Më pajto me vëllanë!

Ardiana: Nuk të pajtoj dot me djalin! Nuk ma hap fare telefonin!

Kristina: Thirr edhe vëllanë tjetër. Me atë tjetrin nuk flas fare, zonja Eni. As ka ardhur dy vjet, pse ja dhe shtëpinë atij. Më kërkojnë pjesë.

Paraardhëse

Provimi i shumë diskutuar i Gjuhë-Letërsisë, revoltohet akademiku Fuga: Politikë antikombëtare

Pasardhëse

Kryeministri Rama bën publik projektin strategjik dhe jep premtimin e madh: Të punësuar 500 persona (VIDEO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama bën publik projektin strategjik dhe jep premtimin e madh: Të punësuar 500 persona (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.