• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vjedhje të mëdha me inceneratorët dhe Portin e Durrësit”, Floriana Garo bën deklaratën e fortë kundër kryeministrit

9 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se korrupsioni është një ndër shqetësimet më alarmante në vendin tonë. Në Ditën Ndërkombëtarre kundër Korrupsionit, Garo tha se Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, i është dorëzuar këtij fenomeni.

Në një deklaratë për mediat, Garo solli në vëmendje aferat për të cilat akuzohet qeveria, që nga inceneratorët, tek Porti i Durrësit dhe Butrinti.

Ajo solli në vëmendje një raport të organizatës “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, sipas së cilës, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

“Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset” – thotë ndër të tjera në deklaratën e saj Garo.

Deklarata e plotë e Floriana Garos:

“9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive. Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni. Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.

Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik. Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt:

Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit. Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE;vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”. Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi. Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë.

Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot!”, tha Garo.

Paraardhëse

Njoftimi i ministrisë për largimin e Yuri Kim, Roland Bejko zbardh prapaskenat e forta

Pasardhëse

Radhët në dogana për festat e fundvitit, flet ambasadorja e Greqisë: Do e shohim me përparësi

Pasardhëse

Radhët në dogana për festat e fundvitit, flet ambasadorja e Greqisë: Do e shohim me përparësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.