• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Viti 2020 thellon përplasjet Rama-Meta, presidenti kërcënon me shpërndarje të Parlamentit ditën që do të votohet për shkarkimin e tij

29 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Viti 2020 pritet të rindezë tensionet politike. Teksa deri më 30 qershor vendi ziente nga protestat e opozitës dhe akuzat mes Ramës e Bashës, nga korriku e këtej kemi një luftë të fortë mes presidentit dhe qeverisë. Por edhe pse u duk sikur tërmeti i sheshoi mosmarrëveshjet, sinjalet janë se viti 2020 do të jetë akoma dhe më i nxehtë në aspektin politik.

Meta ka bllokuar një sërë ligjesh dhe po ashtu ka futur në kaos Kushtetuesen. Nga ana tjetër, mazhoranca ka vendosur që ta shkarkojë. Por shkarkimi pritet që të shënojë dhe kulmin e përplasjeve. Gazeta ka mësuar se Meta në korridoret e politikës dhe në bisedat me përfaqësues të opozitës ka theksuar se ditën që mazhoranca do të votojë për shkarkimin tij, ai do të nxjerrë një dekret për të shpërndarë Parlamentin.

Meta në çdo dalje publike thekson se nuk e njeh Kuvendin e Shqipërisë, pasi për të ky institucion ka vetëm 82 mandate deputetësh. Mirëpo, në kushtet kur ai nuk ka çfarë të humbë, mësohet se presidenti Meta do të tentojë të shpërndajë Parlamentin. Por kjo do e tensionojë situatën, pasi mazhoranca nuk do e njohë si dekret, duke qenë se në asnjë nen të Kushtetutës nuk i lind kjo e drejtë presidentit. Pra sinjalet janë të qarta se do të kemi një vit mjaft të egër.

Protestat

Përveç konfliktit me Ramën, Meta ka shumë divergjenca dhe me kryedemokratin Basha.

Ky i fundit të enjten që lamë pas mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ku ndau porosi për vartësit e vetë, ndërsa në asnjë rresht të fjalës së tij nuk ka përmendur rikthimin e protestave. Por heqja dorë nga protestat, duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, pasi mësohet se presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë rritur ndjeshëm presionet ndaj kryedemokratit Basha. Burime nga selia blu, i pohuan gazetës se lideri demokrat ka informuar vartësit e vetë se Meta dhe Berisha i kanë kërkuar llogari për këtë ndryshim të kursit, ndërsa gjithashtu ia kanë bërë të qartë atij se protestat dhe revoltat janë e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë autoritare të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, pavarësisht këtyre presioneve, Basha vijon i qetë drejtimin e PD, pasi ai jo vetëm që ka hequr dorë nga protestat, por sikundër e pohoi edhe në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve për të rruga e vetme për të ardhur në pushtet janë zgjedhjet.

Meta dhe Berisha skenarë për trazira në pranverë

Por në kushtet kur kryedemokrati Lulzim Basha ka hequr dorë nga protestat dhe ka lënë në baltë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha në luftën me qeverinë, ndërkombëtarët dhe reforma në drejtësi, mësohet se këta të fundit kanë një plan B. Burime të sigurta nga selia blu i pohuan gazetës se kreu i shtetit, i mbështetur nga njerëz të Berishës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të shkaktojnë trazira në pranverën që vjen, me qëllimi rrëzimin e qeverisë. Mësohet se këta ithtarë të Metës, do të shfrytëzojnë tubimet e paralajmëruara nga kreu i shtetit me qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës dhe rikthimin e referendumeve në Shqipëri, për të provokuar skenarë të dhunshëm. Po ashtu, mësohet se një tjetër arsye që Meta dhe Berisha janë revoltuar me Bashën, është fakti se lideri demokrat nuk po bën një opozitë të fortë ndaj mazhorancës qeverisëse dhe frika nga reforma në drejtësi dhe shkrirja e LSI. Madje, ajo që e vërteton më së miri se Meta dhe Berisha duan skenarë destabilizues janë edhe thirrjet e artikuluara nga këta të dy kohët e fundit, ku në çdo dalje publike kërkojnë revolta. Pra, presidenti Meta i ndihmuar nga Berisha dhe LSI pritet të nxjerrë njerëzit në rrugë kundër qeverisë, me qëllimi rrëzimin e saj.

Paraardhëse

Zbardhet plani i qeverisë, nga 1 janari rritje pagash me 18 për qind për naftëtarët, ja detajet

Pasardhëse

Tërmeti shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Tërmeti shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.