• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Virusi ende në shifra të larta, Tritan Kalo kritika kolegëve: Mos u bëni gjithologë, ndalni deklaratat e ethshme për pushtet

9 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bilanci i shifrave të koronavirusit vijon të jetë i rënduar, pasi dhe ditën e djeshme janë shënuar një numër i lartë të prekurish me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 83 numrin total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja.

“Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit”, – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas MSH, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

“Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, – sqaron ministria.

Sipas njoftimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

“Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura, pasi në Spitalin Infektiv janë shtruar edhe të rinj. Ndërsa bizneset duhet të respektojnë protokollet. Situata serioze në Spitalin Infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”, – ka deklaruar ministria.

Reagon ashpër Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar dje ashpër ndaj kolegëve të tij, të cilët i cilëson si gjithologë. Sipas Kalos ata e kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjellë tollovi në jetët e qytetarëve që janë trazuar muajt e fundit. Përmes një statusi në facebook, Kalo shkruan se nëse nuk e kemi zgjidhjen për atë çfarë po ndodh me COVID-19, së paku mllefet politike të mos zbrazen në kurrizin e atyre që rrezikojnë jetën për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve me këtë virus.

“Kohë kovidiane, oportunistët, gjithologët dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, por ata/ato sjellin jo pak tollovi edhe në jetën tonë, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit. Keqardhje për disa kolegë, që në këto ditë të një “flamë botërore” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për pusht-shtet janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “Betimi i Hipokratit”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo mantelbardhi. Nëse profesionalisht apo fizikisht nuk e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet tuaja politike ose ato të mos plotësimit të karrierës suaj të dëshiruar socio-profesionale mos i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë””, – ka shkruar Kalo.

Paraardhëse

Eksperti i ISHP: Janë me dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar në QSUT, ja problemi kryesor në spitale

Pasardhëse

I la të gjitha pasuritë dhe karrierën për të, ja kush është bashkëshorti i Eni Vasilit, inxhinier i njohur (FOTO)

Pasardhëse

I la të gjitha pasuritë dhe karrierën për të, ja kush është bashkëshorti i Eni Vasilit, inxhinier i njohur (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.