• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Viktimave të diktaturës u kemi detyrim të vërtetën!

11 October, 2017
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Sadi Vorpsi*

Ne sot përkujtojmë një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, e cila shënoi edhe pikënisjen e tmerrit dhe krimeve të komunizmit që do të pasonin në të ardhmen.

Të ashtuquajturit nga diktatura që po instalohej, si armiq të popullit, 17 viktimat mes tyre 15 deputetë përbënin elitën e vendit dhe ishin të parët që ranë pre e një historie të mbushur me padrejtësi dhe terror e që do të zgjaste 50 vite.

Përmes gjyqeve të falsifikuara, dëshmitarë të rremë dhe të zgjedhurve për të ndjekur seancat vdekjeprurëse, shoqëria përjetoi “Holokaustin Shqiptar”.

15 deputetët që ne sot i nderojmë si martirë, iu kundërvunë herët kufizimit të lirive politike të shqiptarëve. Kështu, ngjarjet e viteve 45-47 shënuan edhe shkëputjen nga perëndimi e që pasoi për pothuajse 5 dekada.

Provat e tanishme për manipulimin e procesit hetimor-gjyqësor në lidhje me “grupin e deputetëve” janë të frikshme. Të mbledhura bashkë ato jo thjesht treguan falsitetin e plotë të dokumenteve në dosjet hetimore-gjyqësore, por më shumë se kaq i përshfaqën shqiptarëve tmerrin që po u afronte prej manipulimit.

Si sot 70 vjet me parë, diktatura komuniste e sapoinstaluar ne Shqiperi iu mori jeten intelektualeve demokrate, progresiste e patriotë Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Salim Kokalari, Irfan Majuni, Enver Sazani dhe Selaudin Toto (të dënuar me varje në litar), Sheh Ibrahim Karbunara, Paolo Saggioti, Agathokli Xhitoni, Mehmet Prishtina, Abdul Kokoshi, Beqir Çela, Tefik Deliallisi, Pertef Karagjozi, Islam Radovicka dhe Hysen Shehu.

Paradoksalisht, disa prej tyre ishin edhe deputete te parlamentit te pare shqiptar te para Luftes II Boterore.

Sa gjera do te ishin ndryshe sot, sikur mendje te ndritura e me mentalitet perendimor si keta heronj t’ia kishin dale te merrnin pushtetin ne ato zgjedhje te para pluraliste…

Sot dua të sjell një fragment, që zbardhja e së vërtetës na lejon ta dimë, qoftë edhe me vonesë. Shefqet Beja, pati guximin të zhvishet në sallën e gjyqit, për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë, plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Duke e ditur fatin e tij, Beja kërkonte t’i binte për të fundit herë kambanës së alarmit, për të faktuar atë që e priste Shqipërinë në vijim.

Sot, ne kemi detyrimin që ngjarje të tilla të zbardhen për t’i dhënë brezit të ri shembullin sesi diktaturat nuk duhen kthyer, e aq më pak mbështetur. Falë angazhimit të qeverisë dhe Autoritetit mbi Informim të Dosjeve, qytetarët shqiptarë do të njihen së shpejti me të vërtetën e ekzekutimi të atyre që guxuan të bënin lëvizje antikomuniste dhe vendimin në marrëveshjen e “Mukjes” për eliminimin e eksponentëve të organizatave të tjera politike si Balli Kombëtar apo Legaliteti.

Gjithashtu, hapja e dosjeve të Sigurimit pritet të nxjerrë të vërteta mbi ekzekutimet komuniste të grupit të inxhinerëve të Maliqit. Ashtu siç pak kohë më parë bëmë rivlerësimin e figurës së Musine Kokalarit dhe doktoreshë Sabiha Kasimatit, unë besoj se po në të njëjtën rrugë do të vazhdojmë me ngjarje të tjera të rëndësishme për historinë e kombit.

Ne sot na lind detyra që krahas përkujtimit të viktimave, të bëjmë edhe rivlerësimin e persekutorëve që prej dekadash mbajnë tituj e dekorata. Dekorime këto që në 25 vite pluralizëm, qeveritë dhe legjislaturat e shkuara nuk gjetën kohën për t’i gjykuar. Them nuk gjetem kohen, sepse me vjen turp te mendoj se nuk kishte vullnet.

Shoqëria e sotme u detyrohet viktimave të këtij grupi një gjë: Të vërtetën. Nëse ajo nuk do të arrijë që ta realizojë atëherë, do të instalojmë një histori tjetër edhe më të zezë sesa ajo paraardhësja sa u përket krimeve ndaj lirive civile.

Duke iu përulur të gjithë atyre që kërkonin të na jepnin një jetë më të mirë dhe që e paralajmëruan rrezikun nga diktatura e kuqe, unë dua t’i shpreh falënderimet e mia dhe respektet e pakufijshme pasardhësve të tyre.

*Fjala e deputetit të Qarkut Tiranë, sot në seancën e posaçme në 70-vjetorin e ekzekutimit të Grupit të Deputetëve

Paraardhëse

Vizita e Erdoganit në Serbi, nënshkruhen 12 marrëveshje

Pasardhëse

Leksion i hidhur për parlamentarizmin dhe dosjet në Shqipëri

Pasardhëse

Leksion i hidhur për parlamentarizmin dhe dosjet në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.