• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vijon regjistrimi i tokës bujqësore, 1600 pasuri regjistrohen në emër të pronarëve në Gjoricë të Bulqizës

25 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bulqiza ishte stacioni i radhës ku, në zonën kadastrale 1764 që mbulon fshatin Gjoricë, Agjensia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe filloi dorëzimin e certifikatave të pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

Drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe shefi i zonës së Bulqizës Albjon Gjimo ishin të pranishëm në këtë event në fshatin Gjoricë, i cili konsiderohet si “Myzeqeja e Bulqizës” për shkak të shtrirjes së madhe fushore dhe pjellorisë së tokës.

E gjithë kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime bujqësore të bollshme. Eshtë pikërisht ky fakt që shpjegon që, megjithëse bëhet fjalë për një zonë të thellë, interesi i fermerëve për procesin e certifikimit të tokës të ishte i madh.

Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina, etj.

Vlen të theksohet se në këtë rast regjistrimi fillestar, u mundësua përmes marrveshjes së përbashkët Bashki-Kadastër, sipas së cilës Bashkia prokuron punimet dhe matjet fushore, ndërsa Kadastra merr përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin etij.

Kjo është një teknologji të cilën vitet e fundit Kadastra po përpiqet ta përhapë edhe në Bashki të tjera, pasi jo vetëm që do të përshpejtonte procesin e regjistrimit të pasurive, por edhe do të krijonte kapacitete teknike të reja të specializuara pranë pushtetit vendor.

Janë një numër Bashkish që tashmë kanë filluar ta përdorin këtë marrveshje bashkëpunimi me Kadastrën ku mund të përmendet Bashkitë Malsi e Mashe, Kukës, Fier, Finiq, etj.

Fshati Gjoricë kujtohet në histori për kryengritjen e Dibrës të vitit 1844, që u zhvillua pikërsisht në fushën e Gjoricës dhe që ka lënë si kujtim këngën e Hajredin pashës, e cila këndohet sot e gjithë ditën.

“Sa kohë që tokën e kishit pa dokumenta, dukej sikur këtu vërdallë vinte ende Hajredin pasha me ushtri për t’u marrë tokën”, tha Lame.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, tha se bashkëpunimi me Kadastrën lindi dhe si nevojë që komuniteti të kishte mundësi të investonte në pronën e tyre.

Alla premtoi se do të ketë një “One Stop Shop”, që do ju vijë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar dhe për të dhënë suport për çfarë nevoje kanë ata kundrejt institucioneve të tjera dhe bashkisë.

Paraardhëse

Takimi me ambasadoren Yuri Kim, flet Meta: Patëm një bisedë shumë të hapur, marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë të shkëlqyera

Pasardhëse

Ish-presidenti Meta: 24 orë ujë, premtim i pambajtur, dështim spektakolar, lekët vidhen ose hidhen në kanal

Pasardhëse

Ish-presidenti Meta: 24 orë ujë, premtim i pambajtur, dështim spektakolar, lekët vidhen ose hidhen në kanal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.