• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik!” Kumbaro flet për prioritetin e mandatit të tretë

16 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në seancën e sotme plenare, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur për objektivat e mandatit të tretë duke thënë se pritet të hartohet një draft-ligj për bregdetin që do të jetë prioritet.Ndër të tjera tha se ka filluar puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet.

Mirela Kumbaro: Me menaxhimin dhe pastrimin e bregdetit, në këtë mandat e kemi prioritet që bashkëjetesa e mjedisit dhe turizmit në të njëjtën kupolë shkojnë bashkë me të mirën dhe të keqen se pa mjedis të pastër, nuk mund të kemi turizëm cilësor. Zonat bregdetare janë nga më produktivet sa i përket larmisë së habitateve, shërbimeve, ekosistemeve, prodhimit, biznesit dhe zhvillimit urban.

Gjithashtu është një zonë paradokse me presion të madh për zhvillim, me ndotje me konflikte për përdorimin e tokës dhe kërkon një përgjigje të organizuar mirë ose goditje. Kjo mazhorancë i ka hedhur themelet e një vëmendje të dedikuar, por jemi ende në një mungesë përgjigje të përkufizimit të saktë të hapësirës së vijës bregdetare që sot mbulohet nga 11 bashki. Ka një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, por ende nuk gjejmë ende një kornizë rregullatore të posaçme për bregdetin, prandaj një draft ligj është në proces do të jetë një prioritet i këtij mandati me objektiva të larta: Garantimi i qëndrueshëm i zonës bregdetare dhe sigurimi racional, përcaktimi i kufijve të bregdetit, dhënia e një statuti të veçantë dhe disiplinimin e ndërtimeve të kontrolluara në bregun e detit.

Pjesë e programit tonë është edhe reformimi i strukturave ekzistuese. E kam fjalën për strukturat ekzistuese të menaxhimit të bregdetit për ta zgjidhur këtë mjegullnajë që vjen nga padija apo mungesa e përvojës dhe nga keqmenaxhimet. Kjo do të synojë që problematikat e shfaqura në siguri dhe pastërti të adresohen më mirë pasi njësitë e qeverisjes vendore përballen jo rrallë me mungesë kapacitetesh duke mos përmbushur qëllimin për menaxhimin. Ishte një nismë e lavdërueshme krijimi i strukturave 8 vjet më parë se trashëguam një situatë skandaloze.

Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik. Ndaj do të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkitë, ndarje të territorit në rajone monitorimi, krijimin e njësisë suplementare për sezonin e verës dhe planifikimin e stacioneve te plazhit që në dy muajt e parë të vitit. Puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet ka filluar.

Paraardhëse

Taulant Balla nuk e duron dot maskën gjatë seancës në Kuvend, “shpik” metodën e çuditshme për ta mbajtur (FOTO)

Pasardhëse

Kryemadhi befason sërish me look-un në Kuvend, zonjat socialiste që zgjodhën ngjyrat e ndezura (FOTO)

Pasardhëse

Kryemadhi befason sërish me look-un në Kuvend, zonjat socialiste që zgjodhën ngjyrat e ndezura (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.