• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Videoja e ministrave dhe zyrtarëve që bëri ‘namin’ në rrjet, vjen reagimi zyrtar i qeverisë

10 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
114
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme qarkulloi në rrjet një video ku disa ministra shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë. Lidhur me këto pamje ka reaguar zyrtarishr qeveria, ku sqarohet se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Reagimi zyrtar:

“Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta. Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai. Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel. Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse.”-shkruan qeveria.

Paraardhëse

Vënia në punë e TAP: Lind konkurrenca për gazin rus në Ballkan

Pasardhëse

Përmbytjet, Kryemadhi mëngjes në Sauk: Qeveria, e paaftë të menaxhojë krizat

Pasardhëse

Përmbytjet, Kryemadhi mëngjes në Sauk: Qeveria, e paaftë të menaxhojë krizat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.