• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Vettingu, verifikim edhe për lidhjet me Sigurimin

14 February, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të 190 kandidatët, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në institucionet e Vetingut, do t’i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë nëse i plotësojnë kriteret e parashikuara në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Verifikimi do të kryhet fillimisht nga institucioni i Avokatit të Popullit, më pas nga ekspertët e SHBA­-BE, si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në së fundmi nga organet e Kuvendit.

Pika “e” e nenit 6 të ligjit të Vetingut parashikon që një nga kushtet për t’u bërë anëtar i organeve të Vetingut është që kandidati nuk duhet të ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish­Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish­shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ndërkaq, në zbatim të ligjit të Vetingut, Avokati i Popullit ka nisur verifikimin e 190 kandidatëve në raport më ish­Sigurimin e Shtetit.

Do të jetë autoriteti i për hapjen e dosjeve të ish­Sigurimit, institucioni i cili do të informojë Avokatin e Popullit për kandidatët që nuk plotësojnë kriterin e parashikuar në pikën e të nenit 6 shkruan “shqiptarja.com”. Pas këtij procesi, për të cilin ligji ka parashikuar një kohë shumë të shkurtër, Avokati i Popullit, pasi konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, përpilon një listë me kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere.

Verifikimi

Autoriteti për hapjen e dosjeve të ish ­Sigurimit të Shtetit do të verifikojë kandidatët për institucionet e Vetingut nëse kanë qenë bashkëpunëtorë aktivë të ish­Sigurimit të Shtetit si dhe nëse kanë qenë anëtarë ose kandidatë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarë të Gjykatës së Lartë, Prokurorë të Përgjithshëm, kryetarë të Hetuesisë së Përgjithshme, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetarë të degëve të punëve të brendshme, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokurorë, gjyqtarë në procese posaçme politike, apo punonjës të nivelit të lartë i ish­ Sigurimit të Shtetit.

Verifikimi nga ONM

Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët e listuar nga Avokati i Popullit. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet Avokatit të Popullit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Të gjitha këto veprime ligji ka parashikuar fillimisht për Presidentin e Republikës, por meqenëse ky i fundit nuk pranoi ta ushtronte këtë detyrë, kompetenca i kaloi Avokatit të Popullit.

Kriteret ligjore

a) Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi.

b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues.

c) Të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale.

ç) Nuk ka ushtruar funksione politike gjatë 10 viteve të fundit.

d) Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal.

dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

e) Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish­Sigurimi i Shtetit

ë) Nuk ka qenë gjyqtar dhe prokuror gjatë dy viteve të fundit.

f) Nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

g) Nuk është më shumë se 65 vjeç.

gj) Zotëron shumë mirë gjuhën angleze.

Kriteret që vlerësohen

a) Titujt shkencorë në fushën e së drejtës.

b) Përvojë të veçantë të kandidatit në sfera të caktuara të së drejtës.

c) Vjetërsinë në profesion.

ç) Përvojën studimore dhe profesionale jashtë shtetit shqiptar;

d) Notën mesatare jo më pak se 8.

Paraardhëse

Qosja: Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Pasardhëse

Të fshehur e të dukshëm, dëshmitarët e mbrojtur të Kosovës

Pasardhëse

Të fshehur e të dukshëm, dëshmitarët e mbrojtur të Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.