• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vetingu në Kosovë, Manja shpreh vlerësime për ekspertët: Në Shqipëri duhet ta kalojmë edhe sfidën e vakancave

20 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas mbledhjes së dy qeverive në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me Vetingun që Kosova planifikon të zbatojë dhe ku përvoja e Shqipërisë shihet si shumë e rëndësishme.

“Ne tashmë i kemi ndarë përvojat tona me Albulenën në lidhje me procesin e Vetingut në Shqipëri, sepse takimet dhe kontaktet tona kanë qenë të shpeshta, të drejtpërdrejta, jo vetëm në nivelin e dy ministrive por edhe të grupeve të deputeteve në nivel parlamentar. Jam i bindur që ekspertët e Kosovës janë të familjarizuar me procesin e Vetingut në Shqipëri. Është një proces që zhvillohet me tre plane, në rrafshin e kontrollit të pasurisë, të figurës, por edhe të aftësive profesionale”, është shprehur Manja.

Sipas tij e rëndësishme është që nga procesi i Vetingut që do të zhvillohet në Kosovë, të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë nuk ka lënë pa përmendur edhe procesin e Vetingut në vendin tonë, i cili përfundon në vitin 2024. “Ne, sot që flasim, kemi vetuar gati 650 subjekte nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë që ka Shqipëria dhe 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri nuk kanë arritur ta kalojnë filtrin e Vetingut. Komponenti kryesor ku ata nuk kanë arritur të jenë bindës për Komisionet e Vetingut ka qenë pasuria”, është shprehur Manja duke shtuar se tashmë një tjetër sfidë për t’u përballuar është plotësimi i vakancave për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ai është treguar optimist: “Unë besoj do ta përballojmë me një koordinim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë”, ka theksuar Manja. Për të, Shkolla e Magjistraturës është faktor i rëndësishëm në procesin e mbarimit të Vetingut.

Paraardhëse

Eurodeputetja gjermane i bën thirrjen e fortë BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pasardhëse

“Do ti bllokojmë të gjitha institucionet”, opozita në Maqedoninë e Veriut jep paralajmërimin

Pasardhëse

"Do ti bllokojmë të gjitha institucionet", opozita në Maqedoninë e Veriut jep paralajmërimin

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.