Mbi 1 milionë e 972 mijë e 466 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës
Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës e kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion [anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet] dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%
2: PDK me 22.28%
3: AAK-PSD me 10.58%
4: Nisma – AKR me 4.41%
Të tjera: 2.20%
Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli të realizuar nga PIPO fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.
Sipas Armend Mujës, nga exit poll fituesi i zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës është VV.
Sipas tij në zgjedhje kanë dalë 42.2 % e qytetarëve.
Ndryshe exit poll janë rezultate jo zyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejt të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post