• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veterani i UÇK letër Metës: Mirënjohje për mbrojtjen e kufijve të Kosovës

14 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Letër falenderuese drejtuar Presidentit Ilir META nga veprimtari atdhetar politik e kulturor, Hilmi GASHI, veteran i UÇK-së në Gjermani –

I nderuari President i Shqipërisë, Sh. Juaj, Z. Ilir Meta,

Unë jam një mërgimtar i lindur në rajonin e Drenicës martire të Kosovës dardane. Quhem Hilmi Gashi. Prej nga viti 1991 jetoj dhe veproj në shtetin mik të popullit shqiptar, në Gjermani.

Gjatë gjithë jetës e veprimtarisë time, si në Kosovë, ashtu dhe në Diasporë, kam dhënë maksimumin nga vetja për tokën tonë dardane të Kosovës, për t’iu ruajtur e mbrojtur integriteti territorial i Kosovës, për t’ia arritë qëllimin e madh të përbashkët të shtetndertimit të Kosovës.

Si shumë mërgimtarë të tjerë në Europë e më gjerë u angazhova në vazhdmiësi e gjithnjë në organizimin e demonstratave të mbajtura nëpër shumë qendra të shteteve europiane, për të ngritur zërin e protestës kundër dhunës dhe terrorit që serbo-sllavët zhvillonin mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi, nën Serbi.

Isha në ballë të shumë komisioneve për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë familjeve në nevojë, për arsimin shqip e shëndetësinë në Kosovë, për t’i ndihmuar organet tona shtetërore të zgjedhura nga populli që ato të zhvillonin aktivitete atdhetare politike e kulturore në Kosovën e okupuar nga serbo-sllavët.

Isha në mesin e atyre që bënë Betimin dhe u zotuan që të rreshtohen për të luftuar dhe për të çliruar Kosovën nga pushtuesi serbo-sllavë. Isha i rreshtuar nën komanden e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare të udhëhequr nga i madhi Ukshin Hoti. Më pas, isha në kuadër të Ministrisë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së. E gjithë kjo veprimtari e imja, me angazhime e përkushtime, ishte e mbetet vetëm dhe vetëm për të mbrojtë popullin shqiptar dhe tokën e shtrenjtë dardane të Kosovës.

I nderuari President i Shqipërisë, Sh. Juaj, Z. Ilir Meta,

Akti juaj shtetëror, burrëror, atdhedashës për mos dekretimin e z. Genti Cakaj tregon qartë e saktë se jeni më se i vendosur e këmbëngulës në mbrojtjen e kufirit e të territorit të tokës dardane të Kosovës tonë të përbashkët. Ndaj, ju jemi mirënjohës, z. President!

Kontributi i Mërgatës Shqiptare në Gjermani e Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo tjetër, investimet tona të paguara me dijen e djersën dhe deri me gjakun e derdhur prej nesh nuk janë bërë e nuk po bëhen në Kosovë për ta shkatërruar këtë shtet të ri në ndërtim me shtetësi të plotë diplomatike, politike, ekonomike, financiare e kulturore , për ta copëtuar e shkatërruar shtetin më të ri në Europë e botë, duke ia prekë e tjetërsuar kufinjtë e sotëm kushtetues, duke e hedhur në tavolinë për pazare të pista personale nga disa fytyrave politike.

Ndaj, Presidenti ynë i Shqipërisë, Sh.Juaj, Z. Ilir Meta, jemi e mbetemi me Ju, në mbështetjen Tuaj, për aktet e veprimet tuaja kombëtare panshqiptare.

Me konsideratë të lartë falenderimi e mirënjohje ndaj Jush.

Paraardhëse

Studentët- Edi Ramës: Bujrum, por duhet të hysh nga dritarja!

Pasardhëse

Djaloshi shqiptar 8 vjeçar mahnit me zërin e tij jurinë në Suedi (VIDEO)

Pasardhëse

Djaloshi shqiptar 8 vjeçar mahnit me zërin e tij jurinë në Suedi (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.