• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Vetëm 130 km nga Kina, ja si e izoloi Tajvani me masat më të rrepta koronavirusin

14 March, 2020
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tajvani ndodhet vetëm 130 kilometra larg bregdetit të Kinës, ku më shumë se 800 mijë qytetarë të tij jetojnë atje, ndërsa qindra fluturime lidhen dy vendet çdo ditë.

Megjithatë, sërish Tajvani ka rrëzuar të gjitha pritshmëritë për përhapjen e mundshme të koronavirusit, duke arritur ta mbajë nën kontroll virusin që ka tronditur botën, duke pasur vetëm 44 raste të izoluara.

Japonia dhe Koreja e Jugut aty pranë kanë konfirmuar me mijëra raste të infeksionit. Por çfarë ka ndikuar që ky shtet të mbajë larg virusin?

Ekspertët janë shprehur se Tajvani, një ishull me 23 milionë banorë, ka arritur të mbajë larg virusin, përmes masave të marra herët, një strukture të shkëlqyer komanduese, përvojë e fituar nga epidemitë e mëparshme dhe një komunikim transparent me qytetarët.

Që në fund të fund të dhjetorit, përpara se bota të merrte lajmin për shpërthimin e një virusi të ri, qeveria e Tajvanit e ndjeu rrezikun nga thashethemet për një sëmundje të re të frymëmarrjes, të dalë nga Wuhani dhe zyrtarët vendas nisën menjëherë kontrollet ndaj pasagjerëve që ktheheshin nga Kina.

Më tej, Taipei nisi të bllokoi fluturimet nga Kina dhe të vendosë në karantinë qytetarët nga zonat e infektuara para se qytetet e tjera aziatike të nisnin ta bënin një gjë të tillë. Në anën tjetër, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve publikonte azhornime të përditshme dhe paralajmërime të rregullta në lidhje me vendet e infektuara.

Ndërtesat publike, shkollat, qendrat tregtare dhe zyrat, vendos rregulla të rrepta që në ditët e para, edhe pse nuk u mbyllën.

Panik për maska apo pajisje të tjera mjekësore? As që bëhej fjalë!

Qeveria kishte gjendje 44 milionë maska, të cilat siguruan qytetarët.

Audrey Tang, ministri dixhital, kryesoi strategjinë me një sistem gjurmimi në internet që lejon njerëzit të kërkonin në farmaci pajisjet që i nevojiteshin, në mënyrë që të shmangeshin radhët.

Gatishmëria e jashtëzakonshme e Tajvanit për të përballuar këtë virus të ri, duket se i ka rrënjët që në vitin 2003, atëherë kur SARS-i goditi ishullin, i cili mori kritika të shumta nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, sikur nuk mori masat e duhura.

“Pas SARS-it, ata nisën përgatitjet për një tjetër epidemi. Qeveritë duhet të marrin masa para se diçka të ndodhë”, tha Jason Wang, profesor i asociuar i pediatrisë në Stanford Medicine në Kaliforni, për Telegraph.

Tajvani është një shembull se si një shtet mund t’i përgjigjet shpejt një krize dhe të mbrojë interesat e qytetarëve të tij.

Shqipëria ka thuajse të njëjtën distancë nga Italia, po ashtu si Tajvani nga Kina, ka thuajse të njëjtën numër popullsie që jeton në Itali, po ashtu si Tajvani me Kinën, virusi ka shpërthyer tashmë në vendin fqinj, 38 raste janë konfirmuar edhe te ne, por a do të mundet Shqipëria ta izolojë koronavirusin ashtu si edhe Tajvani? Kjo mbetet për t’u parë…

Paraardhëse

“Shohim vetëm majën e ajsbergut”, mjeku shqiptar tregon sa mund të zgjasë koronavirusi

Pasardhëse

Rrëfimi i pacientit: Ja si ndjehesh kur ke koronavirus

Pasardhëse

Rrëfimi i pacientit: Ja si ndjehesh kur ke koronavirus

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.