• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Vetëdeklarimet, ja deputetët e kryebashkiakët e dënuar

20 May, 2016
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur sot formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Bien në emrat e deputetëve si Arben Ristani, Edi Paloka, Tom Doshi, Mhill Fufi, dhe Armando Prenga ndër deputetët e dënuar për vepra penale. Blendi Klosi dhe Fatmir Mediu janë hetuar për vepra penale, por hetimet janë pushuar.

Ndërkaq nuk rezultojnë të dënuar kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta apo dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

Nga vetëdeklarimet bie në sy që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë. Tom Doshi rezulton i dënuar në vitin 1990 me 1 vit burg. Edi Paloka është dënuar në vitin 2000 me 10 ditë për organizim të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë. Edhe Alban Zeneli, deputet i PD, rezulton i dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëdeklarimet e deputetëve dhe ministrave

Edi Rama, Kryeministër

I padënuar

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit

I padënuar

Sali Berisha, deputet, PD

I padënuar

Arben Ristani, deputet, Sekretar i Përgjithshëm i PD

I dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë.

Në vitin 2008 dispozita u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Tom Doshi, Deputet

I dënuar me 1 vit burg në vitin 1990 për sjellje të padenjë në shoqëri.

I ndaluar me urdhër të Prokurorit në 26 mars të vitit 2013. Caktuar nga Gjykata e Lartë masa e “arrestit në shtepi”.

Edi Paloka, Deputet, PD

Arrest me burg me afat 10 ditor në vitin 2000 për organizim mitingu të paligjshëm dhe kundërshtim me forcë të policisë.

Dënuar për shpifje në vitin 2015.

Mhill Fufi, Deputet, PD

Hetuar për organizim dhe tubim të paligjshëm për ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Pushohet ccështja.

Hetuar në vitin 2000 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja.

Hetuar në vitin 2001 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja.

Alban Zeneli, Deputet, PD

Dënuar në vitin 1992 me 6 muaj burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dënuar në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Kryebashkiakët

Nga të dhënat e vetëdeklarimit bie në dy dënimi i kryebashkiakut të Poliçanit me 3 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale.

Zotkaj është dënuar 3 herë. Me 3 vjet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga gjykata e Korcës, vepër që përbën krim. Për kundërshtim të punonjësit të policisë është me 10 muaj nga Gjykata e Skraparit në vitin 2001. Është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranë me 1 vit burg në vitin 2002.

Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar, por dy herë është arrestuar nga policia italiane si i dyshuar për trafik narkotikësh, por i shpallur i pafajshëm.

Artur Bardhi, Kryetar i Bashkisë Kurbin nuk është dënuar asnjëherë, por ka përdor 3 emra të ndryshëm, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, por që nuk janë deklaruar asnjëherë.

Elvis Rroshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, është dënuar me gjobë në vitin 2000 nga Gjykata e Kavajës, vepër që përbërn krim dhe kundravajtje penale. Gjithashtu ka përdor edhe emrin Ervin (Rroshi).

Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër është dënuar nga Gjykata Italiane për veprën penale “Pezullim i kushtëzuar” në vitin 1995. Kapllanaj është dënuar nga Gjykata e Firences, në Itali, me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003, për shkelje penale në vitin 1995.

Formularët e Kryebashkiakëve

Agron Kapllanaj – Kryetar i Bashkisë Mallakastër

I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.

Adem Lala– Kryetar i Bashkisë Has, i padënuar.

Adriatik Zotkaj- Kryetar i Bashkisë Poliçan i dënuar 3 herë me 4 vite e 10 muaj burg

— 3 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

— 10 muaj burg për kundërshtim të punonjsve të policisë, kundravajtje penale

— 1 vit burg për abuzim me detyrën dhe falsifikim.

Artur Bardhi – Kryetar i Bashkisë Kurbin, i padënuar. Ka dhe tre emra të tjerë Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.

Artur Bushi – Kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar.

— I shoqëruar nga Policia italiane në vitin 1996 për verifikim.

— I shoqëruar nga Policia italiane në 13.06.2010 dhe 30.03.2011 si i dyshuar për trafik droge. Gjykata pushon hetimet, Bushi lirohet nga akuzat.

Elvis Roshi – Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dënuar.

I dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale.

I dënuar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani në vitin 2002. Nuk shpjegon arsyet e dënimit.

I ndaluar në vitin 2013-ë nga Prokuroria e Kavajës për goditje për shkak të detyrës. Gjykata e quan të pavlefshëm ndalimin.

********************************************************
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që e kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk i kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

KQZ ka pranuar kështu kërkesën e Partisë demokratike dhe Shqiptarja.cm e mediave të tjera për bërjen publike të listës së funksionarëve dhe vënien në dispozicion të informacioneve

KQZ, si organi kompetent për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publike, në përfundim të afatit ligjor, konstaton se këtë dokument e kanë dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të 140 deputetët e Kuvendit; të 19 ministrat e qeverisë që nuk janë deputetë, të 61 kryetarët e bashkive, ndërsa sa i takon këshilltarëve, nga 1595 që e kanë detyrim, 1530 prej tyre e kanë dorëzuar, ndërsa mungojnë 65 formularë.

Nga verifikimi i kryer del se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar.

Paraardhëse

Si bëheshin përgjimet në komunizëm, BBC reportazh për Shqipërinë

Pasardhëse

Nga Rama te Nard Ndoka, ja politikanët që ndryshuan emrat

Pasardhëse

Nga Rama te Nard Ndoka, ja politikanët që ndryshuan emrat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.