• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vëreni dorën në gjoks dhe numëroni frymëmarrjet”, Mjeku Pipero tregon ‘testin’ që mund të bëni për të ditur a jeni me COVID-19

24 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
107
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm. Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje, dhe ai ka treguar se pikërisht kjo në shumë raste ngatërrohet dhe me ankthin që kanë njerëzit.

Sipas Piperos në rast se kalohet shifra prej 30 frymëmarrjesh në minutë, atëherë tregohet se mushkëria ka mungesë të oksigjenit.

“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën. Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth. U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen.“ – tha Pipero.

Lidhur me numrin e personave të prekur mjeku tha se situata është serioze.

“Situata është shumë serioze. Është serioze në të gjitha dimensionet e saj. Është serioze në rritjen e numrit të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre. Ata njerëz nuk kanë vetëm probleme me covid-19, kanë ankth, depresion por nuk e dinë nëse do të jetojnë apo jo. Ata nuk na njohin as ne mjekëve se jemi të izoluar, na thonë kush jeni. Ndonjëherë ngaqë jemi të veshur me të gjitha masat nuk njohim as njëri-tjetrin. Derisa nuk ka dalë një mekanizm anticovid ne jemi në dorë të qytetarëve që shpresoj të dëgjojnë këshillat tona dhe të dalin sa më pak nga shtëpia”, u shpreh mjeku Pipero.

Mjeku infeksionist vijoj më tej duke rrëfyer se ardhja në spital ka 100 probleme prapa pasi pacienti mund “të iki nga duart” kur je duke bërë muhabet me të.

“Ardhja në spital ka 100 probleme prapa. Nuk bëhet fjalë sa respiratorë kemi. Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë që kemi shumë pak në dorë për ta shëruar. Ardhja në atë spital dhe më këtë lloj sëmundje ka shumë pasiguri dhe shumë të panjohura. Të ikën pacienti nga dora duke bërë muhabet më atë. Ti nuk e merr vesh çfarë ndodh, pam pam. Ndodh që ti duke i matur tensionin, duke i matur temperaturë ai çedon menjëherë”, – tha Pipero.

Paraardhëse

‘Kemi ende ditë të vështira para nesh’, mjeku Tritan Kalo i bën apelin e fortë qytetarëve

Pasardhëse

Manjani kap detajin dhe shpërthen në akuza të rënda: Pastaj nga ku dreqin iu hyn ky virusi?

Pasardhëse

Manjani kap detajin dhe shpërthen në akuza të rënda: Pastaj nga ku dreqin iu hyn ky virusi?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.