• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Venecia zhbllokon situatën politike, Basha gati të nxjerrë emrat e koordinatorëve dhe të vulosë ndarjen me LSI për zgjedhjet e 25 prillit

4 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Venecias duket se zhbllokoi situatën politike në vend. Prej disa kohësh palët kanë hyrë në llogore dhe sulmojnë njëra-tjetrën, duke e bërë përgjegjës për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

Por “benzinë zjarrit” i hodhi më shumë votimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit të ri Zgjedhor, sipas variantit të mazhorancës dhe pa pëlqimin e opozitës. Ky vendim i socialistëve ngjalli reagim të ashpër në radhët e opozitës dhe madje edhe presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit refuzoi të dekretonte Kodin e ri Zgjedhor, me arsyetimin se ishte jokonsensuale dhe “vrau” pakti e 5 qershorit, ndërkohë që iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar mbi ndryshimet kushtetuese. Por dy ditë më parë Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, ku rrëzon pretendimet e Metës dhe opozitës joparlamentare.

Në argumentin e tyre, ekspertët e Venecias shprehen se nuk duhen bërë të tjera ndryshime përveç atyre që tashmë janë në fuqi dhe se për ta, ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor. Kjo do të thotë se Venecia zhbllokoi situatën politike, pasi palët do t’iu drejtohen kutive të votimit në 25 prill të vitit 2021 me këto rregulla loje, pra me Kodin e ri Zgjedhor.

Basha gati të nxjerrë emrat e koordinatorëve

Por zhbllokimi i situatës politike dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 2021, duket se ka lëvizur edhe ujërat brenda Partisë Demokratike. Kryedemokrati Lulzim Basha kishte rënë në heshtje dhe priste opinionin e Komisionit të Venecias për të hedhur hapat e radhës. Mirëpo, gazeta ka mësuar se Basha tashmë është gati për të zbaritur në “fushën e betejës” elektorale, ndonëse disi me vonesë dhe në një kohë që Lëvizja Socialiste për Integrim e Partia Socialiste kanë nisur prej disa ditësh takimet me strukturat.

Sipas informacioneve, mësohet se Basha ka nisur piketimin për drejtuesit politikë në qarqe, ndërkohë që tanimë në tryezën e tij ka shkuar edhe lista me kandidatët për deputetët e nxjerrë nga Komisioni i Vlerësimit. Plani i demokratëve ishte që drejtuesit e 12 qarqeve të Partisë Demokratike të bëheshin publikë që në tetor. Mirëpo për shkak të procesit të zgjedhjeve për kandidatë dhe “trokitjes” në derën e Venecias për Kodin Zgjedhor, ky proces u la disi pas dore. Por burime nga selia blu theksuan se tanimë Basha është gati t’i nxjerrë emrat e 12 koordinatorëve të PD për qarqe, ndërsa mësohet se ata janë figura me peshë dhe me reputacion në zonat ku do të mandatohet që të udhëheqin fushatën e Partisë Demokratike.

Basha gati të vulosë ndarjen me LSI

Por në një kohë që të gjitha partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore dhe në kushtet kur kryedemokrati Lulzim Basha është gati për të nxjerrë emrat e koordinatorëve, Partia Demokratike vijon të mbajë “peng” aleatët e saj sa i takon mënyrës se si do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Aleatët tradicionalë të Bashës ditët e fundit kanë shtuar dozën e presionit, duke kërkuar me ngulm të dinë si do të shkojë opozita në zgjedhje dhe kërkuar gjithashtu që Lëvizja Socialiste për Integrim të dalë në listë më vete nga PD dhe partitë e tjera.

Kështu që i ndodhur përpara dy zjarreve, ku nga njëra anë aleatët tradicionalë dhe nga ana tjetër baza demokrate nuk e duan partinë e Kryemadhit në lista, mësohet se Basha është gati të vulosë ndarjen me LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë kontekst, mësohet se ka gjasa që Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në listë më vete, ndërsa Partia Demokratike pritet që të marrë rreth saj vetëm aleatët tradicionalë të saj, të cilët edhe vetë nuk e kanë fshehur dëshirën që t’i mbyllin derën partisë së Kryemadhit. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Paraardhëse

Rezart Veleshnja publikon videon epike të Luana Vjollcës para emisionit

Pasardhëse

Kryeministri Rama merr mesazhin special nga Gjermania

Pasardhëse

Kryeministri Rama merr mesazhin special nga Gjermania

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.