• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Venecia për Vettingun, zbulohet drafti; ‘Gjuhë direkte’ pro ligjit

7 December, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias publikohet të shtunën, por Top Channel ka siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët e Venecias do t’i japin Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument që Top Channel e disponon të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian.

Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.

Sipas dokumetit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut.

Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.

“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë vecanerisht e vështirë  për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, thuhet aty.

Ajo çfare mbetet ende e paqartë është nëse Venecia në pjesën tjetër të opinionit bie apo jo dakort me disa masa të tjera shtrënguese të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese dhe që kanë lidhje me jetën private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithatë, gjuha e përdorur nga Venecia në këtë faqe që Top Channel disponon, nuk lë shteg për hapësira interpretimi tek vlefshmëria e formularëve të vetëdeklarimit për kontrollin e figurës apo të pasurisë, edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme e ligjit të Vettingut.

Megjithëse thelbi i pyetjes së opozitës është më i gjerë, gjuha e përdorur nuk lë shumë shteg për dyshime dhe konfirmon zërat që qarkullojnë prej disa ditësh nga e majta dhe e djtahta, se edhe qëndrimi final do të jetë pro këtij ligji.

Paraardhëse

Amnisti për armët, Tahiri: Kush i dorëzon deri në 30 prill 2017, nuk ndiqet penalisht

Pasardhëse

Mbrëmë nuk e ndeza televizorin!

Pasardhëse

Mbrëmë nuk e ndeza televizorin!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.