• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Vendoset marrëveshja, vendet e G7 pritet të rrisin ndihmën financiare deri në 650 miliardë dollarë për vendet e varfra

21 March, 2021
në Botë, Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të industrializuara janë pajtuar të rrisin volumin e monedhës SDR, që përdoret vetëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, deri në 650 miliardë dollarë, për herë të parë që nga kriza e vitit 2009. Rritja e financimi synon të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta të rimëkëmben nga kriza e pandemisë.

G7-ta ka bërë hapa përpara në marrëveshjen për të zgjeruar rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për herë të parë që nga kriza financiare e vitit 2009.

Britania e Madhe që kryeson G7-në këtë vit, deklaroi se ministrat e Financave janë pajtuar të mbështesin rritjen e volumit të të ashtuquajturës Të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR), që është një monedhë e brendshme që përdoret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Marrëveshja e arritur mes vendeve të G7-së hap rrugën e veprimeve kritike dhe konkrete për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta, duke u siguruar se asnjë vend nuk do të lihet prapa në rimëkëmbjen ekonomike globale”, deklaroi sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak.

Lajmi është mirëpritur nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva e cila tha se takimi i ministrave të G7-së ishte shumë produktiv.

Vitin e kaluar, në mes të pandemisë, FMN kërkoi shpërndarjen e SDR-ve për të rritur fondin në një ekuivalente prej 500 miliardë dollarë nga 293 miliardë dollarë që ishte pas vitit 2009 e deri më sot.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua në atë kohë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me ndryshimin e administratës amerikane, sekretarja e re e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se do dëshironte një zgjerim të fondit, por njëkohësisht dëshironte më tepër transparencë se si SDR-të do të përdoren dhe do të tregtohen.

Burimeve në Shtetet e Bashkuara, të afërta me bisedimet e G7-së, deklaruan se në diskutim është edhe rritja e financimit deri në 650 miliardë dollarë.

Paraardhëse

Basha zbulon të dhënat e KLSH-së: Koncesioni i “Check up-it” mori 6 milionë euro për shërbime të pakryera (VIDEO)

Pasardhëse

Habit Neritan Ceka, si kurrë më parë shfaqet duke kënduar (VIDEO)

Pasardhëse

Habit Neritan Ceka, si kurrë më parë shfaqet duke kënduar (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.