• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vendi në pushtetin e borës, si paraqitet situata e në qarqet kryesore /Detajet+Foto

26 February, 2018
në Aktualitet
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në shumë zona të vendit reshjet e borës kanë sjellë edhe vështirësitë e para në qarkullimin e mjeteve.

Kështu në Vlorë sasia e rreshjeve të borës është e madhe në zonën e Llogarasë, ndërsa edhe mëngjesin e sotëm reshjet janë me intesitet të lartë. Aktualisht mjetet kalojnë vetëm me zinxhir.

Nisur nga situata e shtimit të rreshjeve të dëborës në zonën e Llogarasë, Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.

Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor.

Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

Në Korçë dhe në zonën e Juglindjes ka pasur reshje me intesitet të lartë. Të gjitha rruget nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në këto akse trashësia e borës varion nga 15 deri ne 20 cm. Në Qafën e Qarrit, Qafë Pllocë dhe Qafë Thane, trashësia e borës 30 cm. Në Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë. Rruga është e hapur, lëvizja me zinxhirë,por me vështirësi. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme. Në Dardhë janë rregjistruar 70 cm borë. Zonat e thella malore te Korçës ,Devollit,Kolonjës,Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të bores, që vijon ende të bjerë.

Në Lezhë ka rënë borë për herë të parë 8 vitesh. Temperaturat janë të ulta lëvizja behet normalisht. Ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës është më e madhe ndërsa ne autostradë në rrugën e kombit lëvizja bëhet me zinxhir. Bora ka zbardhur edhe bregdetin e Shëngjinit.

Fundi i muajit shkurt ka rikthyer temperaturat e uleta dhe problematikat në qarkun e Elbasanit. Era e shoqëruar me reshje debore dhe ngricë ka krijuar probleme kryesisht ne 3 bashki Prrenjas, Librazhd dhe Gramsh.

Ne aksin Elbasan-Qafthanë qarkullimi i automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Në këtë vend punohet vazhdimisht me mjete dhe fuqi punëtore për ta mbajtur të zhbllokuar situatën.

Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë pothuaj praktikisht të pakalueshëm. Po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi Stëbleva etj kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Madje ne pjesen Stebleve – Fushe-Studen pergjate 10 km rruga eshte e bllokuar prej reshjeve te larta te debores.

Probleme ka dhe furnizimin me energji elektrike ne fshatin Qarrishte dhe në Njesine administrative Orenjë ne Librazhd, ku si pasoje e rërave të forta janë rrezuar shtyllat dhe shkëputur percjellesat. Gjithashtu probleme me energjine elektrike ka ne fshatra te thelle te Prrenjasit, Gramshit, por edhe Peqinit. Ne fshatin Rovje te Gramshit debora e rene nje dite me pare e ka renduar situaten e banoreve te cilet prej ditesh gjenden te izoluar.

Ngricat e kane bere te pamundur shkarkimin e debores nga catite e shtepive. Proleme me deboren ne Gramsh ka edhe fshati Grabova A, njesia administrative Kukur dhe pika turistike Lenie, ku ne kete te fundit mungon edhe energjia elektrike. Nderkohe ne Elbasan veshtiresi shfaq Labinot- Mal, fshati Qarret, Godolesh dhe pika turistike Gjinar.

Paraardhëse

E tmerrshme! Meshkujt po bëhen steril për shkak të…

Pasardhëse

Milan i pandalshëm, thyen edhe Romën në Olimpico /Video

Pasardhëse

Milan i pandalshëm, thyen edhe Romën në Olimpico /Video

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.