• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë e jashtëzakonshme, që i shërben komunitetit

8 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në vigjilje të Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar Kishën e re Protestante në Kombinat, ai uroi Pashkën dhe u shpreh i kënaqur që besimtarët Protestantë, kanë një hapësirë dinjitoze për t’u mbledhur dhe shërbyer komunitetit.

“Jam shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme; ndërtesa ndihmon, është një hapësirë ku mblidhemi dhe organizohemi, ku ushqejmë fëmijët dhe adhurojmë Perëndinë, por fakti se puna ka vijuar edhe gjatë kohës kur nuk ka pasur ndërtesa, do të thotë se misioni është më i madh se sa llaçi, tullat dhe tjegullat. Tani që kemi ndërtesën, sigurisht bëhet pak më e lehtë të shërbesh në një komunitet të jashtëzakonshëm, sidomos këtu në mes Kombinatit dhe Vaqarrit. Pas disa vitesh, këtu do të jetë krijuar një lagje e tërë. Shoh oxhakun aty ku vjen lagjja e re nga Kombinati, ndërkohë Vaqarri tashmë është kthyer në një lagje të Tiranës dhe më vjen mirë që kemi punuar edhe me infrastrukturën e shkollave si “ Lasgush Poradeci”, “Betim Muço”, “Musine Kokalari”, dhe shkollën e Lalmit këtu pranë”, tha Veliaj.

Së bashku me pastorin, Ergest Biti dhe të vegjlit e Kishës Protestante, Veliaj mbolli edhe një pemë në shenjë simbolike për një fillim të ri.

“Në anën tjetër të “Misto Mames”, bashkia ndihmoi me hapjen e një xhamie të re. Sot hapet një kishë e re, që do të thotë se një qytet i mirë ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë, ka hapësira për të gjithë. Ju falenderoj shumë për rolin konstruktiv, për bashkëpunimin, për vëllazëri dhe sidomos për shërbesën e jashtëzakonshme për fëmijët e Kombinatit. Ne e kemi një traditë që, në çdo vend të ri, për çdo fillim të ri, të mbjellim një pemë, sidomos një ulli, si simbol i Pashkës, i besimit. Një ditë, teksa shohim trungun e kësaj peme të rritet, do të shohim këta fëmijë të hedhin shtat, por mbi të gjitha, që përgatiten për udhëheqësinë e re të qytetit tonë dhe të kombit tonë”, u shpreh Veliaj.

Pastori Ergest Biti, shprehu mirënjohjen për Bashkinë e Tiranës, që ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Kishës.

“Kjo është Pashka e parë që festojmë në ndërtesën e re sepse pas tërmetit të nëntorit 2019, kisha jonë humbi ndërtesën. I jemi vërtet mirënjohës për gjithë ndihmën që na ka dhënë në lehtësimin e procedurave të lejes së ndërtimit. Sot e kemi përfunduar ndërtesën dhe është Pashka e parë që, si komunitet, mblidhemi për të festuar këtu”, tha ai.

Paraardhëse

Olta tregon si e priti djali në shtëpi: Mami, mami të dua, hidhej mbi krevat, qëndroi me mua deri në 6 të mëngjesit

Pasardhëse

Entela Resuli: Jeta e varfër mes gurëve të çmuar, Valmira, vajza që punon me firmat e luksit në Tiranë

Pasardhëse

Entela Resuli: Jeta e varfër mes gurëve të çmuar, Valmira, vajza që punon me firmat e luksit në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.