• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj valëviti flamurin, Manjani: Gjykata i ka thënë që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT

4 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
146
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e Teatrit Kombëtar ishte dje kryefjala e mediave, juristëve e politikanëve, ndërsa fitoren e shpalli dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se Kushtetuesja e legjitimoi shembjen e godinës.

Mirëpo juristi Ylli Manjani, shprehet se pika 4, për të cilën shpall fitoren Veliaj, ajo e vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese, dhe me shumë mundësi kjo është dhe arsyeja se pse Gjykata nuk e ka shfuqizuar.

Me shumë mundësi kjo çështje do të duhet të shqyrtohet në një gjykatë administrative, ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar ligjin special Fusha, si dhe e ka hequr pronësinë e truallit të Teatrit nga Bashkia e Tiranës.

Manjani shkruan mes të tjerave: Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shanc ti shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.

Postimi i Manjanit:

“Disa miq, bazuar në një deklaratë “fitoreje” të Erion Velisë, më kërkojnë mendim shtesë nga sa shkrova më parë, për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk kam ndërmend të sqaroj deliret e Erion Velisë, as të pastroj zhulin mediatik që hedh ai për të ngatërruar opinionin publik me copëza fjalish që shkëputen nga një vendim ende i cunguar i Gjykatës.

Por miqtë e mi, jo të paktë që më shkruajnë në lidhje me pikën 4 të atij vendimi, i ftoj të kuptojnë se:

Duhet të presim arsyetimin për të kuptuar plotësisht llogjikën e vendimit, ku përfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte më korrekte.

Megjithatë pika 4, thotë se gjykata ka rrëzuar kërkesën, pra nuk e ka gjykuar pjesën se kushtetutshmërisë së vendimit të këshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo çështje nuk ishte kompencë e gjykatës kushtetetuese (unë besoj se kjo është arsyeja). Por kjo nuk do të thotë se vendimi i marre nga ai këshill është i ligjshëm.

Debati ligjor mbi ligjshmërinë e një vendimi këshilli bëhet gjykatën Administrative, pse jo edhe në Gjykatën Penale, por jo në atë Kushtetuese.

Por gjykata Kushtetuese ka thënë se ligji për ndërtimin e teatrit me PPP, transferimi i godinës në bashki janë ANTI KUSHTETUESE. Pra kalimi i teatrit te Bashkia është nul. Dhe këshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen të “ligjshëm” se kanë shëmbur një godinë që nuk i takonte atyre për ta bërë?! Nëse këtë e quan fitore, e gëzoftë! Por pas qafe e ka.

Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shanc ti shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.

Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun.

Nëse nuk mjafton kaq, për të kuptuar se “fitorja” e Erionit është si hapja e negociatave të padronit të tij, nuk e di ç’tu them më shumë.

Por, ju lutem përpiquni të kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as të shembë e as të ndërtojë godina; as të fusë njeri në burg; as të bëjë punën e gjykatave të tjera në vend.

Këtu, në kushtetuese pra, flitet për gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushmërinë e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve.

Kaq sa ka vendosur ka bërë shumë, po të kemi në konsideratë se kërkesa ka qenë vetëm për ligjin e koncensionit (ligji Fusha).

E përsëris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante që dalin nga goja e tharë nga sikleti.

Ky është fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas…“-shprehet Manjani.

Paraardhëse

Merkel jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë

Pasardhëse

Berisha akuzon ashpër Erjon Velian: I pafytyri, hoqi çdo përgjegjësi për shembjen e Teatrit

Pasardhëse

Berisha akuzon ashpër Erjon Velian: I pafytyri, hoqi çdo përgjegjësi për shembjen e Teatrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.