• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj uron Ditën e Verës: Të gjithë të bashkuar mund ta çojmë përpara Tiranën

14 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, iu bashkua festimeve për Ditën e Verës në kryeqytet,ku mbi 100 aktivitete janë organizuar për fëmijë dhe të rritur në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Veliaj zbuloi surprizat e ditës së sotme.

“Kjo do jetë një ditë plot me aktivitete. Ne do të bëjmë disa aktivitete që le të themi janë pak më të mëdha. Janë 100 aktivitete të ndryshme. Koncerti i Enisës do të jetë rreth orës 13.00, pra përpara drekës në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që banda e qytetit sa filloi rrugëtimin e vet dhe është tek kodrat e Liqenit. Do të kemi disa aktivitete sportive. Kemi ftuar të gjithë artizanët dhe natën do e mbyllim me një shfaqje dronësh në Liqenin e Tiranës. Gjithë ajo pista që më parë përdorej për koncertin, festivalin e Sunny Hill është platforma nga ku do ngrihen 500-600 dronë për të provuar diçka ndryshe në Tiranë e për të sjellë gjithmonë një surprizë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sot është një ditë reflektimi dhe mesazhi që duhet përcjellë është bashkimi dhe jo përçarja sepse vetëm kështu mund të çohet përpara ky qytet.

“Sot është patjetër një ditë për gëzim por është edhe një ditë për reflektim. Ne kemi në dorë vetë të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, të përqafohemi më shumë dhe të çirremi më pak; të punojmë më shumë dhe të flasim më pak. Besoj që kjo stinë e re është edhe një kujtesë që kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme; kur i vëmë stërkëmbësha njerit tjetrit, pengojmë njeri tjetrin, vetëm humbasim kohë të çmuar. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për t’i bashkuar njerëzit. E di që po i afrohemi fushatës, njerëzit kanë bindjen e tyre politike por ajo një ditë është. Në 364 ditët e tjera duhet të punojmë, të punojmë, t’i bashkojmë njerëzit e ta çojmë qytetin përpara. Gëzuar, paçi vetëm ditë të mira dhe do të shihemi gjatë ditës në disa stacione dhe shpresoj shumë që të gjithë të kalojmë mirë, pa asnjë incident dhe më duket që të gjithë pavarësisht se nga vijnë kanë ardhur me mendjen për të kaluar mirë dhe për të rizbuluar dashurinë për qytetin dhe njeri tjetrin”, tha Veliaj.

Paraardhëse

Banorja e re tenton të fusë në sherr çiftin? Tjetër gjë i thotë Kiarës, tjetër gjë Luizit

Pasardhëse

Çfarë po “kurdis” Fotinia? Tjetër gjë i thotë Kiarës, tjetër gjë Luizit

Pasardhëse

Çfarë po "kurdis" Fotinia? Tjetër gjë i thotë Kiarës, tjetër gjë Luizit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.