• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: Tirana s’ka kohë për të humbur, është në rrugë të mbarë për të qenë kryeqendra e gjithë Ballkanit

26 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veliaj tha se viti 2022 ishte një vit historik me mbi 1000 aktivitete, kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, është në rrugë të mbarë për të qenë jo vetëm kryeqendra e shqiptarisë.

“Organizuam evente të mëdha, siç ishte Sunny Hill Festival, koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, Ermal Metës, aktivitete me sukses në javët e kulturës.  Organizuam me sukses të plotë Samitin e BE-së, hera e parë që i gjithë lidershipi i Europës vinte në Ballkan dhe zgjodhi Tiranën. Unë jam i bindur se këtë histori suksesi të 2022-shit do ta përsërisim edhe këtë vit si Qyteti Europian i Sportit 2023, sepse nëse duam ta thërrasim këtë kryeqytet metropol duhet të bashkëpunojmë që të zhvillohemi si metropol,” u shpreh Veliaj.

Ai përmendi edhe disa nga projektet e tjera kulturore dhe artistike.

“Bashkë me Qeverinë dhe Kryeministrin Rama duam të çojmë përpara disa projekte të rëndësishme, siç është Teatri i Ri, një teatër modern që edhe nga ana e arkitekturës do të ketë vizitorë, Muzeun e Artit Modern, që duam ta realizojmë te Bulevardi i Ri dhe Parkun e Liqenit të Farkës, që duam ta kthejmë në një mushkëri të dytë të Tiranës edhe për aktivitete sportive. Ne nuk kemi kohë për të humbur me gjuhën e zullumeve, konflikteve dhe stërkëmbëshave. Jemi këtu për të punuar dhe për të ecur së bashku përpara,” deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj dha edhe një shembull që bën dallimin e thjeshtë mes Tiranës dje dhe Tiranës sot:

“Dua t’ju ftoj të gjithëve në një reflektim, sidomos ata që si puna ime kanë lindur dhe janë rritur në Tiranë dhe e mbajnë mend edhe Tiranën e viteve ’80: Le ta krahasojmë për një çast atë 15-katëshin, – dikur ndërtesa më e lartë e Tiranës, krenaria e komunizmit, që kishte bërë 15 kate pallat, – me InterContinentalin që po ngrihet pas tij në pronë private. Duhet ta shohim si diferencën mes Tiranës së djeshme dhe së nesërmes. Tirana sot s’ka si të jetë si Tirana dje. Zhvillimi, zmadhimi, zgjerimi janë të pashmangshme. Nuk mund ta fusim në një shishe si relike të vogël, si ato anijet në miniaturë që shiten në tregjet për turistët e vendeve bregdetare,” u shpreh Veliaj.

Reklama më e mirë tha Veliaj që mund t’i bëjmë qytetit tonë, është të flasim mirë për të, sepse duke folur mirë, do të kemi edhe më shumë turistë.

Paraardhëse

Alba Malltezi: Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD

Pasardhëse

Ҫfarë po paralajmëron Lori Hoxha? Loja e “Big Brother” me stafin e produksionit, kush mendoni që do ta fitonte?

Pasardhëse

Ҫfarë po paralajmëron Lori Hoxha? Loja e “Big Brother” me stafin e produksionit, kush mendoni që do ta fitonte?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.