• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: Tirana, më e zhvilluar dhe e sigurt

23 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në prezantimin e buxhetit të ri dhe në dëgjesën me grupet e interesit, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ai është 10 herë më i lartë se sa ai vitit 2015. Sipas tij, sot metropoli shqiptar është më i sigurt dhe më i zhvilluar.

“Ne i qëndrojmë besnikë parimeve që kemi ndjekur çdo vit, në këto 8 vite, dhe do të vazhdojmë diskutimet e buxhetit me të njëjtin zell, me të njëjtën transparencë dhe Sigurisht, me të njëjtën dëshirë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të bërë disa punë më mirë”.

Ndryshe nga vite më parë, të ardhurat e Tiranës do të jenë nga turizmi.

“Në vitin 2015 turizmi nuk sillte as 1% të të ardhurave të Tiranës. Njësoj edhe me teknologjinë e informacionit. Sot diskutojmë që, tek Piramida, 4000 çuna e goca kalojnë çdo muaj për të mësuar zanatet e së ardhmes. Zanatet e së ardhmes nuk do jenë më fasoneria, këpucë edhe këmisha. Punët e së ardhmes janë të gjitha digjitale. Po ashtu, jetojmë në një Tiranë ku është rritur vlera e pronës. Ajo rritet kur një qytet ka më shumë rregull, pastërti, aktivitete, por edhe shumë të huaj. A e dini se rreth 1100 apartamente në Tiranë janë blerë nga ukrainasit, që erdhën për të kaluar ditët e vështira të Luftës këtu? Unë besoj se vlera e pronës është diçka që e kanë prekur të gjithë”.

Edhe në vitin 2024, buxheti i ri do t’i kushtojë vëmendje shtresave sociale, ku sipas Veliajt, Tirana është qyteti model për zgjidhjen e problemeve të strehimit dhe menaxhimit të emergjencave.

“Janë trajtuar me kredi të butë 3.651 familje, çifte të reja, që kanë blerë apartamentin e tyre dhe jetojnë në Tiranë. Për bonusin e strehimit, jemi ndoshta i vetmi qytet që e bëjmë, ndërkohë janë trajtuar në total 2307 familje, të cilave Bashkia e Tiranës u paguan qiranë e shtëpisë, në pamundësi që ata ta mbulojnë vetë me çmimet e tregut. Kemi gjetur zgjidhjen më dinjitoze për 3.337 familje të mbetura pa strehë nga tërmeti, të cilat kanë përfituar po ashtu nga bonusi i qirasë”.

Për 2800 familje do të vazhdojë të japë bonusin social, ndërsa mbi 24 mijë personave me aftësi të kufizuara dhe me ndihmë ekonomike do të përfitojnë shërbime të Bashkisë së Tiranës.

Paraardhëse

“Na konsiderojnë sikur jemi në Shqipëri këtu”, kreu i rajonit të Epirit revoltohet me deklaratat e zv/ministrit të Greqisë

Pasardhëse

“Kemi shpallur 1 mijë persona në kërkim”, Taulant Balla tregon ku fshihen personazhet me rrezikshmëri të lartë

Pasardhëse

“Kemi shpallur 1 mijë persona në kërkim”, Taulant Balla tregon ku fshihen personazhet me rrezikshmëri të lartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.