• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj thumbon nga Kavaja: “Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit?”

15 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj deklaroi është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë se cila është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që nuk e ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është ajo forcë politike që e ka tradhtuar interesin kombëtar.

“Liria ka emër! Po tradhtia a ka emër? A ka një emër se kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK? Ka emër kush i sajoi këto shtëpitë e verdha? Ka emër kush i nguli thikë pas shpine vëllait të vet? Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit? Teksa bëjmë këtë betejë, për fitoren tonë më 25 Prill, duhet të flasim edhe me vëllezërit dhe motrat tona demokrate, dhe t’u themi patjetër që liria ka emër, edhe në kohët moderne, po tradhtia a ka emër? Po besëprerja a ka emër? Po thikat pas shpine vëllait tënd, a kanë emër? Unë besoj se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë kush është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që se ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është një forcë politike që, deri dje, thoshte e kam bastion Kavajën, po është tkurrur në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë se nuk ka bërë punë dhe ka tradhtuar çdo kauzë patriotike të Shqipërisë sa herë që ka pasur mundësi. S’jemi ne forca politike që i tha terroriste UÇK-së, por dikush tjetër është dhe ata kanë emër. S’jemi ne ata që përgatitën dosjen për në Hagë, po dikush është, një forcë politike është, dhe ka emër”, deklaroi Veliaj.

Ai ftoi demokratët që t’i bashkohen familjes socialiste si forca më patriotike në vend dhe theksoi se qytetarët e Kavajës e kanë të qartë diferencën që ekziston mes PS-së dhe PD-së, e cila po bën një betejë të pandershme, duke fabrikuar lajme të rreme për shtëpi të verdha apo për pandeminë.

“Përveçse të jemi bashkë, duhet të ndajmë fare mirë, kush janë patriotët dhe kush janë tradhtarët 76 vite mbas çlirimit. Me sa duket, kemi të njëjtat beteja siç i kishim 76 vite përpara, por nëqoftëse përpara luftoheshin me armë, sot luftohen në Facebook, sot luftohen në media, sot luftohen në televizor, sot luftojnë me këto dosjet që shkojnë në Hagë, sot luftojnë me këto lajmet e rreme për shtëpi të verdha apo për kërdinë që po bëka pandemia, kjo është e pandershme. Qoftë për luftën e UÇK-së apo qoftë në luftën me pandeminë, duhet të kuptojmë kush janë ata që janë në front të parë dhe kush janë ata që tradhtojnë çdo betejë. Kush janë ata që të lënë në baltë në çdo sfidë dhe kush janë ata që pengojnë çdo patriot që të luftojë çdo betejë, kjo është diferenca”, deklaroi Koordinatori politik i PS në Kavajë, Erion Veliaj.

Paraardhëse

Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Kazakistanit! Reja i beson sulmin dyshes Cikalleshi-Manaj

Pasardhëse

Erion Veliaj: “E kemi ndarë mendjen për fitoren me 25 prill, e kemi ndarë mendjen që ta kthejmë Kavajën në një bastion të Partisë Socialiste”

Pasardhëse

Erion Veliaj: "E kemi ndarë mendjen për fitoren me 25 prill, e kemi ndarë mendjen që ta kthejmë Kavajën në një bastion të Partisë Socialiste"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.