• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj sqaron pse u pezulluan 1 muaj abonetë e përgjithshme: Do largojmë kompanitë spekulante

25 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka delaruar se pezullimi për më pak se 1 muaj i aboneve të përgjithshme në Tiranë, u bë për të parë se cilat linja autobusësh spekulonin me to. Në prezantimin e linjës së gjelbër dhe flotës së parë të autobusëve hibrid/elektrik në Tiranë, Veliaj deklaroi se kompani spekulante kanë falsifikuar në shumë raste abonetë dhe biletat.

“E kishim të nevojshme që ta pezullonim qoftë edhe një muaj abonenë e përgjithshme, ndërkohë që abonetë e tjera u shitën normalisht në treg, për të kuptuar se cila nga linjat funksiononte, cila gënjente, cila abuzonte dhe cila bënte evazion. Shpeshherë jemi lënë në baltë edhe nga prokuroria, edhe nga ata që kanë filluar hetimet për linja që dihen botërisht se janë spekulantë, por na duhet një dokument ligjor. Janë kapur linja që falsifikojnë bileta, që falsifikojnë abonenë, janë kapur linja që i shesin ato në treg të zi dhe spekulojnë me mënyrën se si funksionon aboneja e përgjithshme”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi se të gjitha kompanitë që janë kapur në shkelje dhe kanë abuzuar me shërbimin ndaj qytetarëve, nuk do të lejohen të operojnë më.

“Ishte shumë e rëndësishme të përgatiteshim për hapjen e një linje të re, duke kuptuar dhe duke bërë një analizë se çfarë nuk shkonte me linjat e vjetra. Bashkë me lajmin e mirë të hapjes së linjës së re, do të kemi edhe disa lajme të tjera për disa linja që nuk do të vazhdojnë më funksionimin në qytetin e Tiranës, o prej ndotjes së jashtëzakonshme që kanë prodhuar, ose prej faktit se në mënyrë sistematike mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës, si me abonetë, si me biletat, si me shërbimin”, tha Veliaj.

Për të rritur shërbimin, Bashkia e Tiranës falë edhe projektit me GIZ, ka pajisur të gjithë autobusët me GPS. “Chip-i i GPS do na tregojë ekzaktësisht si është kryer shërbimi, se kur ka qenë në stacion, me çfarë shpejtësie ka ecur mjeti. Do të kemi mundësi që dhe t’i provojmë Gjykatës Administrative kur marrim vendime për të hequr një linjë ose vendime për të larguar operatorë spekulantë nga qyteti i Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Paraardhëse

Ky është fruti që të mbush me energji, ul kolesterolin, parandalon kancerin dhe detoksifikon

Pasardhëse

Presidentja Osmani shpall të hënën ‘ditë zie’ në Kosovë, në nder të viktimave në Kroaci

Pasardhëse

Presidentja Osmani shpall të hënën 'ditë zie' në Kosovë, në nder të viktimave në Kroaci

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.