• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: S’ka më dy turne në shkollat e mesme, nisim nga “Qemal Stafa”

16 January, 2016
në Aktualitet
0
Veliaj: s'ka më dy turne
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veliaj: S’ka më dy turne në shkollat e mesme, nisim nga “Qemal Stafa”

Nxënësit e shkolles së mesme “Qemal Stafa” do të kenë një godinë të re, të rikonstruktuar plotësisht, me ambjente të tjera shtesë që do të shmangin zhvillimin e mësimit me dy turne.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjate nje vizite ne kete shkolle te mesme te Tiranës, se mësimi me turne në shkollat e mesme do të marrë fund, ndaj ka lançuar se ky proçes do të nisë nga shkolla “Qemal Stafa” proçes nga i cili do të përfitojnë më shumë se 1600 nxënës.

Kjo do të arrihet pas ndërhyrjes që është bërë në këtë shkollë, ku i janë shtuar ambientet falë ndërtimit të një kati tjetër nga bashkëpunimi publik – privat.

shkolla-qemal-stafa-289x200

“Për 1600 nxënësit që ndjekin gjimnazin “Qemal Stafa”, nuk ka dhuratë më të mirë për këtë Vit të Ri, se sa një shkollë e re, e cila i kryen orët e mësimit paradite dhe eliminon klasat me dy turne. Por, besoj se kjo shkollë vjen si standard i ri dhe shembulli që duam ta përdorim edhe për shkollat e tjera të Tiranës”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar këtë shkollë të mesme, Veliaj tha se ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne.
“Ky gjimnaz ka pasur një anomali në marrëdhënien me bashkinë për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që kjo është zhbllokuar dhe puna vijon gjatë gjithë ditës. Besoj se këtë 7 mars do të kemi një hapësirë totalisht të re dhe një hapësirë cilësore mësimdhënieje, jo vetëm brenda klasave, por edhe me kushtet e reja në palestër dhe në ambientet e tjera sportive”, u shpreh Veliaj.

Ai shprehu besimin se ata që merren me mësimdhënien dhe ata që investohen me mish e shpirt për cilësinë arsimore nuk do të duhet ta bëjnë këtë në kushtet e klasave me dy turne, klasave pa ngrohje, e 4-5 nxënësve në një bankë.

“Më vjen mirë që ky projekt fantastik është në këtë shkollë ku shërbehet me shumë dashuri dhe seriozitet. Më në fund, pasioni i mësuesve mbështetet dhe nga pasioni i Bashkisë për të bërë punë cilësore dhe për t’u siguruar që për më të mirët e Tiranës, ofrojmë edhe shërbimin më të mirë”, përfundoi Veliaj.

Paralelisht me ambientet ku do të zhvillohen mësimi po ndërtohet dhe palestra e shkollës. Në përfundim të këtij projekti, shkolla do të ketë 34 klasa, 5 laboratorë, zyrat e shkollës për sallë mbledhjesh, psikologe, dentist dhe ambiente të tjera ndihmëse të cilat janë të shpërndarë në katër katet e godinës, nga tre që është aktualisht.

Paraardhëse

Al Kaida autore e sulmit në Burkina Faso

Pasardhëse

Berisha dhe Meta janë drejt shkatërrimit të tyre

Pasardhëse

Berisha dhe Meta janë drejt shkatërrimit të tyre

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.