• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj reagon nga qelia, sulmon prokurorin dhe gjykatësin: Violinisti dështak, edhe sikur të jetë shtëpia e jona, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim?

15 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
124
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tashmë i burgosuri Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit. Kryebashkiaku hedh akuza ndaj prokurorit Ols Dado, sipas të cilit, kur bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kërkoi masë më të lehtë sigurie për për shkak të djalit të tyre, arsyetimi i tij ishte se “ka dy gjyshe”.

Veliaj: Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate! Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo! A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim?

Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe!

Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.

Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!

Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.

Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?

Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart!

Paraardhëse

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Pasardhëse

Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Pasardhëse

Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.