• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj publikon fotot e shtëpisë në Qerret: Provat që ka qenë e vjehrrit tim, pse s’do e deklaroja po ta kisha?

16 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, ku në fokus të reagimit ka pasur pronësinë e vilës në Qerret.

Teksa prokurorët e SPAK kanë pretenduar se ajo vilë është në pronësi të kryebashkiakut, ky i fundit ka publikuar foto të vjehrrit të tij Arben Xoxës, të cilin e quan pronar të vilës.

Veliaj nuk ka kursyer ofendimet dhe akuzat për prokurorin Ols Dado, me të cilin ka replikuar në reagim.

“Të dashur miq e dashamirës, Këtë muaj mbushen 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, qytetar model, një njeri i letrave trashëguar prej Jakovit, profesor, drejtues i RTSH-së, botues i Botimeve Enciklopedike dhe sipërmarrës i suksesshëm pas viteve ’90. Këtë muaj do duhej ta përkujtonim me respekt, por me vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë!

Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret – të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën – nuk është në fakt e tija, por e imja.

Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar!

Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?

Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa – si Sali kërma – më të barabartë se të tjerët!

Në fund, ky prokuror pervers, që sillet si hasani i grave të botës, ka fuqinë të ta fyejë inteligjencën në mënyrën më mbresëlënëse! Beni vërtet s’jeton më, por të paktën ju kursyen ditët kur drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional! Një të dielë plot diell e dashuri për të gjithë!”, thuhet në reagimin e Veliajt.

Paraardhëse

Spërkaten me ujë, Valbona me akuza të rënda ndaj Gertës: E pamoralshme që dehesh nëpër klube, të kam parë duke flirtuar

Pasardhëse

Gazment Bardhi thirrje ministrit të Brendshëm: Duhet të japësh llogari për mosveprimin e policisë gjatë protestës para SPAK për Veliajn

Pasardhëse

Gazment Bardhi thirrje ministrit të Brendshëm: Duhet të japësh llogari për mosveprimin e policisë gjatë protestës para SPAK për Veliajn

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.