• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: “Nuk do merremi me Saliun, Lulin, apo Jorin që varet te kangjellat e Samiut, që bëjn sjellje të dëshpërueshme”

8 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga njësia 13 në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njëherësh dhe drejtues politik për Tiranën, theksoi se vota për PS më 25 prill, është votë për të vijuar puna në kantieret e hapura kudo. Veliaj theksoi se për PS, politika është mjeti për ta çuar Shqipërinë përpara.

“Ne na duhet patjetër që të fitomë bindshëm që të vazhdojmë këto kantiere të hapura dhe t’i çojmë deri në fund dhe t’i shikojmë si histori suksesi që transformojnë qytetin. Politika frymëzon, pushtetin që kërkojmë, mandatin që kërkojmë, votën që kërkojmë më 25 prill; është mjeti me të cilin ne mbarojmë Kopshtin Zoologjik, mjeti me të cilin ne mbarojmë Kopshtin Botanik, mjeti me të cilin ndërtojmë “Sami Frashërin”, mjeti me të cilin ne ndërtojmë lagjen e re në Kombinat dhe te “5 maji”, mjeti me të cilin ne  do e çojmë Shqipërinë akoma më përpara”, tha ai.

Kantieri i Kopshtit Zoologjik, rrethrrotullimi te Shqiponja, Astiri etj, janë vetëm disa nga projektet ku po punohet me intensitet për transformimin e Tiranës. “Jemi këtu në një kantier, që është kantieri i Kopshtit Zoologjik. Nga njëra anë është një parkim për 150 automjete, që do të shfrytëzohet nga të gjithë pallatet e kësaj njësie. Një njësi që është transformuar dhe rritur në mënyrë eksponenciale. Nga ana tjetër do të jenë liqenet e reja që do të krijohen, liqenet që do të jenë pjesë e të gjithë infrastrukturës së Kopshtit Zoologjik, një kopsht kryesisht i konceptuar si një hapësirë didaktike. Ne do vazhdojmë me investimet në këtë Njësi, ne do vazhdojmë edhe me rrugën, e cila një pjesë të suksesit e shohim këtu, në sfond, por ndërkohë pjesën tjetër të suksesit do ta shohim teksa mbaron rrethrrotullimi te Shqiponja, nënkalimi me galeritë, ndoshta më të sofistikuara të një rruge në Shqipëri dhe se si do të shtohet vlera e pronës, siç është shtuar këtu, ashtu do të shtohet edhe te Astiri, edhe te Njësia 7 dhe në Kashar, prej punës”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj nënvizoi se politika bllokuese e opozitës është tregues i dëshpërimit ku ata janë futur. “Ne nuk do merremi me Saliun, që urren Kopshtin Zoologjik, ne nuk do merremi me Lulin, që bllokon punët e Tiranës, siç ishte Astiri, nuk do merremi as me Jorin, me një shoqen time që varet te kangjellat e Samiut, vetëm që të bllokojë ndërtimin e shkollës. Ata janë të humbur, dëshpërimi të bën të bësh sjellje të dëshpërueshme. Dhe kur je i dëshpëruar, kur je i humbur, dhe kur ke ngelur mbrapa, mundohesh të gjesh mënyra jo të ndershme për ta bllokuar atë që po ecën përpara. Por ne nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi ai. Veliaj ftoi të rinjtë e PD dhe të LSI që t’i bashkohen PS si e vetmja forcë që mendon për ta.

“Duhet të flasim me të rinjtë e PD dhe të LSI. T’u thoni për sa kohë që shefat tuaj politikë, fëmijët e tyre po i edukojnë në Holandë dhe në Angli, normal që nuk gëzohen kur ndërtohet “Sami Frashëri”, normal që nuk gëzohen kur ndërtohet shkolla “Kosova” se nuk kanë lidhje me Shqipërinë, fëmijët e tyre i kanë diku tjetër dhe e shohin të ardhmen e tyre në të ardhmen e Anglisë dhe të Holandës. Por për ne që e kemi ndërtuar jetën këtu, po i rrisim fëmijët këtu, ne na bëhet vonë për shkollën “Kosova, ne na bëhet vonë për shkollën “Sami Frashëri”, dhe më rezulton që dhe çunat e PD dhe të LSI ju bëhet vonë për sa kohë nuk jetojnë në Holandë dhe në angli dhe Për sa kohë jetojnë këtu. Më rezulton se kanë më shumë gjëra të përbashkëta me ne se me kryetarët e tyre”, deklaroi Veliaj.

Paraardhëse

Basha replikon Ramën: “Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si ti”

Pasardhëse

Reforma në Drejtësi, Gjonaj: “Zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë”

Pasardhëse

Reforma në Drejtësi, Gjonaj: "Zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.