• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: Nisim ndërtimin e 6 shkollave të reja në Astir, Liqeni i Thatë dhe në Sauk, me të njëjtën cilësi, nga qendra në periferi

11 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me temë arsimin, të zhvilluar në sallën “Avni Mula” të shkollës “Servete Maçi”, e cila është një prej shkollave të reja të ndërtuara në kryeqytet.

Veliaj, vuri në dukje faktin se shkollat e reja në Tiranë, janë ndërtuar kudo me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Vetëm në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja, një ish komunë e cila nuk do t’i kishte bërë kurrë me taksat e saj këto shkolla. Më vjen mirë që kemi ndërtuar me të njëjtën cilësi si shkollën “Kosova” edhe shkollat në zonat më të largëta si në Zall Herr, në Dritas, i cili është fshati i fundit i Tiranës përpara se të takohet me Krujën”, u shpreh Veliaj.

Ai shpjegoi se shumë shpejt edhe në disa prej zonave që janë urbanizuar së fundmi, si Astiri, Sauku dhe Liqeni i Thatë, do të ndërtohen shkolla.

 “Për banorët e Saukut – edhe pse ndërtuam shkollën e re “Bashkim Fino” te Qyteti Studenti – ka ende nevojë për dy shkolla, për të cilat po kryejmë shpronësimin e dy hapësirave, një te ish-spitali i Arabit, që deri dje ishte braktisur, dhe do marrim një pjesë të oborrit të Akademisë së Policisë, ku ka qenë ish-parkingu i Policisë Ushtarake. Në njërën anë do jetë 9-vjeçarja me parashkollorin dhe në anën tjetër do të jetë gjimnazi”, tha ai.

Veliaj tha se e njëjta gjë do të bëhet edhe për lagjen 13.

 “Ka edhe aty nevojë për dy shkolla. Për zonën e Liqenit të Thatë, te Kopshti Zoologjik, jo brenda Kopshtit Botanik, por në cep, ku toka është pronë shtet, do të ndërtojmë një shkollë 9-vjeçare. Kurse, gjimnazi për këtë lagje do të jetë te Parku Olimpik”, sqaroi ai.

Loti i fundit, tha kryebashkiaku, është loti te Astiri dhe te zgjatimi i Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

“Aty do të kemi dy shkolla, një në Astir, dhe tjetra do të jetë te rruga e re e zgjatimit të Lanës, mes autostradës dhe Lanës, që bie në kufirin e Njësisë 7, por i shërben kryesisht zonës së lagjes 14”, njoftoi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se në Tiranë është fakt që janë ndërtuar 43 shkolla të reja, por ndërtimi i tyre është shoqëruar edhe me pengesa e shpifje, si në rastin e shkollës “Sami Frashëri” apo “Kosova”.

“Pavarësisht histerisë që ngrihet, në fund është rezultati që flet. Shkolla ‘Betim Muço’ ishte nisur të bëhej pallat. Isha te shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr, ku dikush kishte ndërtuar lokal m’u te dera e shkollës. Kur bëmë shkollën ‘Kosova’, pjesa e palestrës ishte legalizuar, privatizuar dhe hipotekuar. U desh të shpronësonim një cep të byrektores te oborri i shkollës. Shpresoj që ky të ketë qenë edhe një leksion për mënyrën si duam të qeverisim këtë qytet sepse çdo gjë e ka një limit”, shtoi ai.

Paraardhëse

Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës

Pasardhëse

Linda Karçanaj: 74 shërbime të Kadastrës janë online në E-Albania

Pasardhëse

Linda Karçanaj: 74 shërbime të Kadastrës janë online në E-Albania

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.