• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

21 June, 2018
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Armand Shkullaku

Edi Rama ka vendosur më në fund t’i ngarkojë Erion Velisë, diçka nga fatura e kripur e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiaku është shndërruar në një klloun shëtitës që ka marrë përsipër  të negociojë për të ardhmen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që fati i saj është vendosur shumë më parë. I bindur se këtë shfaqje absurde nuk e luan dot askush më mirë se sa Veliaj, (çdo njeri tjetër do të kishte një fije skrupuj për të ndërmarrë një fushatë propagandistike për diçka që është vendosur më parë), Edi Rama është tërhequr vetë nga përplasja me artistët duke nxjerrë në fushë të betejës dikë që as nuk skuqet e as nuk zverdhet prej neverisë së dëgjesave publike farsë.

Protagonizmi i Velisë në një çështje që nuk ka lidhje fare më Bashkinë e Tiranës, që është kryekëput një nismë e qeverisë dhe personalisht e kryministrit, përveç aftësisë së kryebashkiakut për të qenë i pandjeshëm ndaj turpit, e ka edhe një shpjegim tjetër. Rikandimi i tij për një mandat të dytë në krye të Tiranës, e ka një çmim. Deri më sot, Erion Velija në rolin e lalit, ia ka dalë të mos bëhet pis nga aferat e kazanit të shumicës. Lajmet e bujshme për Saimir Tahirin, vëllain e Fatmir Xhafës, skandalet e koncensioneve dhe aferave korruptive të qeverisë, pasoheshin nga fytyra e qeshur e kryebashkiakut që mbillte pemë apo shpërndante tërshërë nëpër kopshte. Zhurma e madhe e skandaleve që Rama tërhiqte mbi vete, i heshtën PPP e bashkisë, lejet e dyshimta të ndërtimeve, akuzat për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, abuzimet me fondet publike të qytetit, etj. Lali Eri dukej sikur nuk ishte pjesë e një mazhorance të lodhur nga skandalet, por një pol më vete që komunikonte direkt me qytetarët. Veliaj madje ia doli të krijonte perceptimin që edhe lejet për kullat gjigande që po ngrihen në Tiranë, ishin vepër e Edi Ramës dhe jo e vullnetit të tij.

Dhe në fakt, ato sigurisht që janë vendimarrje direkte e kryeministrit, ashtu siç janë edhe kullat që do të ngrihen pas shpinës së Teatrit Kombëtar. Por këtë herë, Erion Veliaj është detyruar të dalë për t’i mbrojtur publikisht ato. Nëse Edi Rama nuk ka forcë të mos e rikandidojë Velinë, ai ka vendosur që këtij rikandidimi t’i japë një kosto që kryebashkiaku duhet ta paguajë vetë. Dhe kështu, për një projekt të vendosur kryekëput nga kryeministri, ky i fundit e ka detyruar kryebashkiakun të dalë në skenë për t’u përballur vetë me opinionin publik. Si Edi Rama, si ministrja e Kulturës (e cila nuk thotë asnjë fjalë në dëgjesat publike), janë tërhequr duke ia lënë skenën një aktori që falë talentit në këtë fushë, po thyen çdo rekord të paturpsisë.

Kryebashkiaku ka marrë përsipër të bëjë sikur organizon dëgjesa publike dhe zhvillon negociata për të ardhmen e teatrit, kur është i qartë se vendimi për prishjen e tij dhe ngritjen e kullave është marrë me kohë në zyrën e Edi Ramës. Duhet një aftësi e jashtëzakonshme për të sfiduar dinjitetin, të marrësh përsipër një rol të tillë (rolin e shejtan budallait) dhe t’i dalësh për zot diçkaje tek cila as vetë nuk beson. Sepse Erion Velija jo vetëm nuk beson se shfaqjet e tij do të ndikojnë mbi vendimin e marrë tashmë, por më keq akoma, ai vetë nuk ka dashur, për shkak të kostos së mundshme elektorale, që teatri të prishej dhe për këtë madje ka patur edhe mbështetjen e hartuesit të planit të urbanistik të Tiranës, italianit Stefano Boeri. Edi Rama jo vetëm nuk e ka përfillur opinionin e tij si krybashkiak, por e ka poshtëruar publikisht duke e nxjerrë të mbrojë diçka për të cilën nuk ka qenë dakort. Kryeministri nuk ka dashur që të dhurojë një rikandidim duke i mbajtur vetë mbi shpinë të gjitha kostot e përballjes me opinion publik, kurse krybashkiaku të vjelë vetëm frytet e propagandës së tij.

Dhe Erion Veliaj e ka pranuar këtë çmim, duke e nxjerrë zbuluar fytyrën e tij përtej imazhit buzagaz të lalit që mendon vetëm për të mirën e qytetit. Ai u shndërrua në një buratin, ku përkrah zjarrëfikësve dhe ekspertëve, inskenonte imazhet e teatrit si ka qenë dhe si do të jetë dhe për këtë premtonte negociata. Kryebashkiaku, që ka shumë pune për të bërë, doli si xhingijet e filmit “Koncert në vitin ‘36”, kur shkoi të luante përpara komisionit parlamentar. Ai kapi kufijtë ekstremë të humorit, kur deklaroi se firmën që do të ndërtojë teatrin e ri e paska zgjedhur vetë kompania Fusha, ndërkohë që e di fare mirë se Bjorke Ingelsin e ka caktuar Edi Rama shumë kohë më parë. Dhe kulmi i absurdit janë drekat, darkat, takimet, telefonatat me aktorët për të negociuar me ta, diçka që e ka vulosur dikush sipër tij. Vetëm një individ si Erion Veliaj është i aftë për këtë vetmohim.

Edi Rama ka menduar të përdorë kreditet populiste të kryebashkiakut për të qetësuar aktorët dhe opinionin publik dhe t’i japë rrugë ndërkohë projektit të tij me kompaninë private Fusha. Erion Veliaj e ka pranuar këtë rol, por përveç aftësisë për të qenë i paturp duhet dhe një delir i madh për t’i marrë shqiptarët për budallenj. Sepse sot të gjithë po e shohin se kryebashkiaku i Tiranës është veçse një buratin që po luan një shfaqje, fundi i së cilës është përcaktuar me kohë nga tjetërkush. Le të shohim se deri ku do e çojë lali, teatrin e tij për teatrin.

Paraardhëse

8 muaj burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin

Pasardhëse

Për edepsëzët që duan të shembin Teatrin!

Pasardhëse

Për edepsëzët që duan të shembin Teatrin!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.