• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj- Metës: Presidenti shkoi të rrahë dy policë në prag pensioni

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, – ka thënë ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar ngjarjes së djeshme ecila ndodhi në selinë e FRD.

Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje.

“Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt tjetrit për diçka që s’bie dakord, të cilët mund të shkosh ta zgjidhësh në gjykatë, kjo është një anomale. Është disa herë më e rëndë kur ndodh nga Presidenti i Republikës, që duhet të përfsaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, – nënvizoi Veliaj.

Për më tepër, Veliaj sqaroi se sherri i Presidentit, ishte me dy policë në prag pensioni. “Trifoni, njëri prej policëve”, – tha kryebashkiaku, – “ka qenë polic gjithë jetën, i ka shërbyer shtetit dhe të gjitha Bashkive, ndaj është për të ardhur keq që në prag pensioni shkon për ta rrahur Presidenti i Republikës”.

“Godina është një institucion bashkiak, në katin e parë janë zyrat ku trajnohen burimet njerëzore, pra stafin e ri që vjen në bashki. Në katin e dytë ndodhet Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit, që bën kontrollin e tregjeve, ushqimit, pra është një agjenci që ka dobi për qytetin. Në katin e tretë ka ndodhur një zaptim. Sherri ndodhi në katin e pare, me dy policë në prag pensioni.

Janë policë roje, që ruajnë objektin në prag pensioni. Në ditën e zgjedhjeve, Trifoni del në pension. Kur mendoj se në prag të pensionit vjen ta rrahë Presidenti i Republikës, ndërkohë që ai ruan një institucion, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Burimet Njerëzore të Bashkisë Tiranës, është një mënyrë shumë e shëmtuar për të përcjellë në pension një burrë zotëri”, – sqaroi Veliaj.

Paraardhëse

Rama: Meta ka çrregullime dukshëm të rënda, s’kemi vaksinë për tërbim

Pasardhëse

Nuk pritej! Moderatorja Lei Kraja aktorja më e re në ‘Portokalli’, ky është roli ku do e shohim

Pasardhëse

Nuk pritej! Moderatorja Lei Kraja aktorja më e re në 'Portokalli', ky është roli ku do e shohim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.